Daja: Treguam që kemi lojtarë me mentalitet fituesi, do ishte fatalitet nëse UEFA na dënon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 16:42

Daja: Treguam që kemi lojtarë me mentalitet fituesi, do ishte fatalitet nëse UEFA na dënon

E treta e vërteta për Kamzën, e dyta ndryshuan

Do thosha që ajo situatë ka lënë një gjurmë tek ekipi. Unë drejtoj një ekip me lojtarë që kanë mentalitet fituesi, që dinë të menaxhojnë edhe disavantazhin. Kjo përmbysje ishte një forcë e mentalitetit të fituesit që ka ekipi.

daja

Ju jep besim?           

Kamza është një ekip simpatik, në fushën e vet bëhet edhe më e vështirë. Ambienti këtu, kushtet e tifozerisë të bën që të luash një futboll në kushte normale. Kur kemi kushte të tilla, një ekip si ne shfaq mirë formën e vet. Do vazhdojmë të bëjmë punën tonë.

Të vjen keq për punën tuaj dhe të stafit, që këto vendime mund të hedhin poshtë punën tuaj?

Të them të drejtën, është diçka që e kalon keqardhjen tonë. Nëse do ta gjykoja në aspektin juridik, do bëja gabim. Kur deri para disa vitesh lëviznin koefiçentët e jetës, e jo më koefiçentë futbolli, ne kemi treguar që kemi mbijetuar si Skënderbe. Tani që ndihesh mirë edhe në qytetin tënd, edhe në transferta, them që në aspektin psikologjik, na duhet një karton jeshil për këto veprime. Futbolli shqipar po ngrihet në të gjitha aspektet. Do ishte një fatalitet për të gjithë futbollin shqiptar, nëse do merrnim një karton të kuq nga UEFA.

Gjendja e ekipit?

Kur ndryshon pozicionin, duhet pak kohë të përshtatesh. Edhe disa gabime në ekuilibër taktik i fallen lojtarëve, kur sakrifikojnë për ekipin. Aliti po tregon një rritje çdo ndeshje, në dyluftime por edhe tek organizimi i sulmit nga mbrojtja. Për Souen, nuk është një gjendje problematike. Kam diskutuar me ekipin, dhe Soue nuk ka qenë i mbështetur nga sulmi. Me disa kundërshtarë, do e ketë të vështirë të bëjë manovra. Nuk është ai Soue që ka qenë në fillim, por po merr ritmin e duhur, që ka pasur në fillim të sezonit.

Si do ndihenit nëse UEFA do ju nxirrte kartonin e kuq?

Do shtoja që ky është problem i të gjithë futbollit shqiptar. Do ishte një kthim mbrapa, edhe në politikat e vetë UEFAs për zgjerimin e futbollit. Klubi ka vënë në dispozicion studion ligjore për këtë çështje, për të mirën e futbollit të Korçës, ku është investuar shumë nga shteti dhe private, e meriton që të ketë një ekip që ta përfaqësojë denjësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"