Daja, trajneri më i mirë për javën e 15-të. Shikoni formacionin që shkëlqeu dhe atë që dështoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 9:48

Daja, trajneri më i mirë për javën e 15-të. Shikoni formacionin që shkëlqeu dhe atë që dështoi

Partizani pas gati 16 muajsh i është kthyer suksesit në derbi, ku të enjten kanë fituar 1-0 ndaj Tiranës në “Elbasan Arena”.

daja derbi

Pa dyshim meritë në këtë triumf ka edhe trajneri Ilir Daja, i cili përveç strategjisë së ndjekur nga fillimi, rezultoi përcaktues me ndërrimet që bëri, siç ishte dhënie e besimit për Çinarin, që shënoi edhe golin e fitores. Nisur nga pesha që ka suksesi në derbi, Ilir Daja përzgjidhet si trajneri më i mirë i javës 15 në Superiore.

TRAJNERI MË I DOBËT

Disa ditë më parë, tekniku italian i Apolonisë, me meritë pas fitores me Laçin u përzgjodh si trajneri më i miri i javës së 14-të të Superiores. Por përfundimi javës së 15-të ka bërë që Apolonia të kthehet te rezultatet negative, gjë e cila e sposton edhe trajnerin Kamarata te ata që kanë spikatur më pak në këtë javë. Në pozicionin e trajnerit italian mund të ishte edhe trajneri Dede që humbi derbin, ndërsa trajneri i Kastriotit dhe Bylisit shpëtojnë për pak.

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"