Daja te Flamurtari? Flet vetë trajneri: Takohem me Takajn dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 23:28

Daja te Flamurtari? Flet vetë trajneri: Takohem me Takajn dhe…

Ilir Daja në Vlorë është më shumë se një ide në këtë merkato, aq më tepër që trajneri kampion është takuar me administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi. Pas zhvillimeve më të fundit, dje “Panorama Sport” ka kërkuar që të marrë një reagim nga vetë trajneri tiranas, i cili edhe pse arriti një marrëveshje me presidentin Ardjan Takaj për rinovimin, firma nuk është hedhur ende në kontratë.

daja6-470x313

“Unë nuk dua të komentoj asgjë, vetëm mund të them kaq, se pres të takohem fillimisht me drejtuesit e Skënderbeut, për të folur më pas për të ardhmen”, është shprehur dje trajneri, që mbylli një sezon fantastik me korçarët, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Tashmë që Skënderbeu mbeti jashtë Europës, është e logjikshme të mendohet se shumë lojtarë do të largohen, ashtu sikurse edhe trajneri Ilir Daja. Trajneri kryeqytetas do të ulet të bisedojë me presidentin Takaj dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë.

Takimi mes trajnerit dhe presidentit do të kryhet nesër ose maksimumi ditën e hënë. Në Vlorë e presin, por te Skënderbeu duan ta mbajnë ekipin të fortë deri në vendimin përfundimtar të KAS-it, edhe pse e dinë se do të jetë shumë e vështirë, pasi ky vendim mund të vijë pas muajit tetor. Synimi i drejtuesve është që në krye të ekipit të vazhdojë të qëndrojë Daja.

Ll. Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"