Daja: Tashmë golat i pres nga sulmi, nuk duhet të humbim toruan kur pësojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 19:26

Daja: Tashmë golat i pres nga sulmi, nuk duhet të humbim toruan kur pësojmë

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shpreh i kënaqur për 3 pikët pas ndeshjes së vështirë me Laçin, por kërkoi që ekipi i tij të jetë më i qartë para portës, dhe të mos e humbë toruan edhe nëse ndonjëherë pëson gol

daja

Në një moment delikat të skuadrës, vuani edhe pse keni shumë raste për të shënuar.

“Konstatim i drejtë se duhet të jemi më efikas para portës, sidomos me ekipe që vijnë në Korçë të mbrohen. Por më shumë më shqetësoi fakti se me këtë lloj kontingjenti lojtarësh, nuk duhet të humbim logjikën e lojës, edhe kur pësojmë ndonjëherë gol, sepse i bëjmë dëm vetes”, – u shpreh trajneri korçarëve.

2 gola nga 2 mbrojtës, Shehi priti edhe penalltinë . Po reparti i sulmit?

“Natyrisht që sulmuesit maten me gola apo asistime, por rëndësi ka që sulmuesit tanë janë aty para portës. Gjithsesi duhet të punojmë më shumë për pjesën e finalizimit. Pjesa e ndërprerjes së kampionatit na shërbeu të rikthehemi me më shumë energji, por sot pamë që nuk kemi ende ritmin e duhur, të cilin do ta kërkojmë që ndeshjen tjetër me Lushnjën”, – tha Daja.

Daja

Me dëmtimin e Osmanit, dhe pasi Laçi shënoi golin e barazimit, patët shumë hapësira në qendër mbrojtje.

“Nuk e di ende dëmtimin e Osmanit. Pati një ndërrim të detyruar. Patëm probleme në qendrën e mbrojtjes. Nuk duhet t’i lëmë kundërshtarit mundësinë të na godasë në qendër mbrojtje.”

A është Skëndërbeu i pamotivuar me ekipet e vogla të Superligës?

“Mund të jetë edhe kjo, edhe pse nuk dëshiroj ta pranoj se lojtarët e mi nuk i vlerësojnë kundërshtarët njësoj. Me Laçin ishim shumë lart. Ndeshja në Kamëz nuk ka lidhje me këtë të sotmen. Ndryshimet e shumta që kemi bërë duan kohën e vet të përshtaten.”

Soue, lojtari që i nis të gjitha ndeshjet titullar. A mendoni t’i jepni ndonjë ndeshje pushim?

“Jam dakord me këtë konstatim. Edhe ne duam t’i japim atij kohë, por mungesa e Nesporit ka bërë që Soue ta kemi gjithmonë në fushë. Përveç Nespor kemi edhe mungesa nga krahët, dhe kështu Soue është i domosdoshëm gjatë gjithë 90 minutave.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"