Daja solidarizohet me viktimat, shmang deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 16:24

Daja solidarizohet me viktimat, shmang deklaratën

Ilir Daja nuk ka dashur të prononcohet pas miqësores së zhvilluar dje. Shkak është bërë gjendja që po kalon vendi ynë, si pasojë e tërmetit katastrofik që ra më 26 nëntor. ilir daja1

Një shenjë respekti ai ka evituar daljen para mediave të paktën në këtë rast. E megjithatë, në bisedën e zhvilluar më të, trajneri ka bërë me dije se ky test miqësor ishte i nevojshëm për ekipin.

Fillimisht për të mbushur ciklin javor me një ndeshje, pavarësisht se jo në forcën dhe vështirësinë e kundërshtarit që do të përballen javën e ardhshme dhe së dyti për të parë grupin e lojtarëve që nuk kanë marrë fort hapësira. Në këtë takim, tekniku bardhekuq është limituar për zgjedhjet e tij.

Ai vendosi të mos i aktivizojë lojtarët që kanë pasur probleme së fundmi si Dita, Krasniqi apo Daja, duke u dhënë më shumë vëmendje të rinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"