Daja: Më bëhet qejfi për Vllazninë, por duhet të shohë stolin tonë. “Defekti” i Olsi Ramës është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 23:45

Daja: Më bëhet qejfi për Vllazninë, por duhet të shohë stolin tonë. “Defekti” i Olsi Ramës është që…

 Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur ditën  e sotme për emisionin “Sport News” në News 24 me gazetaren Enxhi Biba. Tekniku i të kuqve, është shprehur se  ka respekt për Kukësit dhe trajnerin e tyre, Mirel Josa, por skuadra e tij mendon për fitore. Më tej ai shton se është i lumtur që Vllaznia është në krye të klasifikimit, për atë që ka treguar këtë sezon, por edhe për faktin se kanë një tifozeri të mrekullueshme. Gjithashtu Daja foli edhe për marrëdhënien me drejtuesit e klubit të Partizanit, duke thënë se të lënë të punosh i qetë, teksa zbuloi edhe të “metën” e vetme të drejtorit, Olsi Rama.

daja

Objektivat– Objektivat nuk kanë ndryshuar nga fillimi, pasi gjithmonë luftojmë për objektiva maksimalë. Gjithçka varej nga merkatoja e mbyllur dhe për këtë arsye nuk vendosëm objektiva, pasi e lamë ta vendosim rrugës. Nuk kemi hequr dorë as nga titulli as nga Kupa. Jemi në çerekfinalen e Kupës. Luftojmë në të dyja frontet dhe nuk mendojmë se çfarë do të ndodhë në fund. I marrim ndeshjet një nga një.

Zërat për fitoren me Kastriotin- Nuk duhet të shpërndahemi, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Më vjen mirë që Vllaznia është forca e parë e kampionatit. Përveç asaj që ka bërë këtë sezon, ka edhe tifozeri të mrekullueshme. Këtë vit kemi shumë fitore. Për t’u fokusuar të ndeshja e fundit, mjafton të kujtojmë lojtarët e fundit që u futën nga stoli. Jasir Asani, Lukas Kardozo, Ferhan Hasani dhe Tedi Cara. Janë lojtarë formacioni dhe na ndihmuan, të bënim atë që nuk bëmë në pjesën e parë.

Kukësi– Kam respekt për Josën dhe Kukësin, pasi CV e tij flet qartë. Vijnë nga një moment shumë i mirë, pas fitores ndaj Tiranës. Është një përballje shumë e vështirë. Kukësi është nga ekipet pretendente për vendet e para. Por, edhe ne këtë sezon kemi performancë shumë të mirë. Besoj që do fitojë ekipi që është me këmbë në tokë. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja me Kukësin, pastaj për të tjerat. Me Laçin e kemi një javë më vonë Kukësit. Kanë një ekip të mirë, që i heq kundërshtarëve pikë. Për këtë pozicion të Partizanit, është meritë e lojtarëve.

Rivalët– Janë shumë pikë në lojë dhe nuk mendoj se ka ndonjë ekip që është dorëzuar. Të gjitha ekipet e tjera janë aty-aty. Rivaliteti është aty. Nëse nuk ka shumë ekipe rivale, e ke të vështirë të rikuperosh. Përveç kësaj i jep mundësinë ekipeve që të mos heqin dorë deri në fund.

Ferhan Hasani Partizani

I kënaqur me punën deri tani- Jemi të kënaqur për faktin se futbollistët e kanë kuptuar se fryma e ekipit të bën të ecësh përpara. Kemi bërë një merkato janari të kujdesshme. Ne kemi një president dhe drejtor që në aspektin financiar nuk kursehen. Nëse ekipi kërkon një lojtar e marrim, siç ishte rasti i Ferhan Hasanit.

Ferhan Hasani- Ai ka një CV shumë të mirë. Ne disa raste ai mund të të luajë ku të kemi nevojë, përshtatet në shumë vende. Ka qëndruar jashtë për një periudhë të gjatë, që nga tetori dhe kjo na bën që të mos e aktivizojmë ende që nga fillimi.

Gaz Demi- Marrëdhëniet janë shumë te mira jo të shkëlqyera, sepse nuk mund ta them një gjë të tillë, por mos ta prishim këtë harmoni që kemi të gjithë së bashku. Kemi një president që investon prej shumë vitesh, Partizani investon shumë, gjithashtu është një person që të lë të punosh i qetë dhe nuk është i nxituar, të mirëkupton. Edhe me Olsi Ramën kemi marrëdhënie të mira, jemi te gjithë ditën bashkë me të dhe gjithë stafin, është person i mirë, të metën e vetme që ka është shumë më me edukatë se sa pjesa tjetër e komunitetit sportiv. Nuk ka ndërhyrje nga askush sa i përket formacionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"