Daja “qan” mungesën e brazilianit Kale: E kemi marrë për të forcuar ekipin, na prishi planet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 20:50

Daja “qan” mungesën e brazilianit Kale: E kemi marrë për të forcuar ekipin, na prishi planet

Elton Kale prish planet e trajnerit Ilir Daja. Qysh prej nisjes së kampionatit, Elton Kale nuk mund që të aktivizohet për shkak të bllokimit nga Kukësi. Çështja tashmë është në dyert e prokurorisë për t’u zgjidhur dhe për të mundësuar vërtetësinë e firmës nga organet kompetente.

kale vlore

Trajneri Ilir Daja tha për “Panorama Sport” se është i shqetësuar që Kale nuk është në formacion për shkak se llogaritë i ka bërë me brazilianin. Daja thotë se në verë ekipi u përforcua me lojtarë cilësorë dhe një prej tyre ishte Kale dhe mungesa e tij është një minus i madh. Trajneri pranon se nëse jepet vendimi që braziliani të luajë me Flamurtarin, nga ana fizike dhe tekniko-taktike, ai është plotësisht i gatshëm.

daja

“Për mua si teknik problemi që Kale nuk është ende në dispozicion është një minus. Pra, ne e kemi marrë për të forcuar ekipin, por lojtari nuk mund të luajë dot. Nuk mund të them asgjë tjetër, sepse nuk është faji i asnjërit në këtë rast. Është çuar në FIFA, është kthyer edhe këtu, pra është një procedurë që nuk kam ku ta kërkoj edhe unë këtë gjë. Në planin teknik është mungesë, pasi është një nga prurjet që ne kemi bërë në merkaton e verës për të përforcuar ekipin me lojtarë cilësorë, që e njohin kampionatin shqiptar.

Ai i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës, pasi është stërvitur rregullisht. Unë dua që të vijë sa më shpejt lojtari”, tha Daja. Çështja tashmë është në FIFA, por kjo e fundit nuk po kthen asnjë përgjigje. Në këto kushte, Kale u është drejtuar organeve të drejtësisë në Shqipëri.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"