Daja provon sërish mbrojtjen me 3, Longo me një rikthim dhe dyshim. Ja formacionet e mundshme në Partizani-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 14:32

Daja provon sërish mbrojtjen me 3, Longo me një rikthim dhe dyshim. Ja formacionet e mundshme në Partizani-Kukësi

Sot në orën 16:45 do të zhvillohet super ndeshja, Partizani-Kukësi e cila do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”.

PARTIZANI KUKESI 1

Duket se trajneri Daja ka vendosur për formacionin dhe do të luajë me modulin me 3 mbrojtës, 3-5-2. Alban Hoxha do të mbrojë portën, më pas në mbrojtje Sota, Belica dhe Damçevski. Në mesfushë nga e djathta, Marku, në qendër Mala, Kaçe dhe Rrapaj dhe në të majtë Musta në balotazh me Herald Markun. Në sulm Tedi Cara dhe Stenio Zhunior.

Kukësi do të ketë shërbimet e kapitenit Gjelbrim Taipi për sfidën ndaj Partizanit ditën e diel. Klubi do të shlyejë me pagesë gjysmën e dënimit për të pasur mesfushorin në fushë.

Kështu që trajneri Longo nuk do të ketë asnjë mungesë, pasi janë rikuperuar edhe të dëmtuarit. Në dyshim mbetet vetëm sulmuesi moldav, Artium Puntus, i cili dje ka mbërritur në Shqipëri pas impenjimit me kombëtaren. Longo pritet të mos bëjë shumë ndryshime nga formacioni i zakonshëm.

PAR

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"