Daja “presion” të hapur Skënderbeut: Në Vlorë do marr lojtarë që kanë fituar tituj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2018 | 13:11

Daja “presion” të hapur Skënderbeut: Në Vlorë do marr lojtarë që kanë fituar tituj

Ilir Daja e ka cilësuar si një aventurë të suk sesshme atë te Skënderbeu, por ka mohuar që largimi i tij të jetë një braktisje e korçarëve. Në një intervistë për gazetarin Ylli Aga në “SuperSport”, trajneri i ri i vlonjatëve thotë ndër të tjera se projekti që iu ofrua nga Takaj nuk e bindi plotësisht.

dajaaaaaaaa

“Nuk ka braktisur asnjeri asgjë. Anija e quajtur “Skënderbeu”, ankoruar në fund të sezonit, ishte me shumë trofe brenda: me titullin e fituar, me kupën e Shqipërisë, me katër ture të kaluara. Më është prezantuar një projekt, që nuk më bindte për vazhdimësinë. Kjo është e vërteta në anën sportive. Por në respekt të gjithçkaje të bukur që kemi bërë te Skënderbeu, në respekt të një qyteti të mrekullueshëm, por duke parë edhe momentin e vështirë që Skënderbeu po kalon me UEFA-n, preferoj të mos them gjithçka për veten.

Daja

Ky ekip, duke filluar që nga presidenti Takaj dhe duke vazhduar me gjithë të tjerët, kanë nevojë për qetësi dhe jo të gjejnë se kush është fajtori apo kush është heroi. Iu duhet qetësi për vendimin e KAS-it dhe shpresoj të jetë vendim pozitiv për Skënderbeun. Do të ishte mirë për gjithë atë qytet, që e do aq shumë futbollin”, ka thënë Daja, i cili pritet që sot të zyrtarizohet në Vlorë. Kjo ishte edhe një përgjigje e moderuar në distancë për Ardjan Takajn, i cili pati thënë se Skënderbeun e bën ai dhe askush tjetër. Presidenti i Skënderbeut pati thënë gjithashtu se nuk mbante askënd me zor te klubi i tij dhe se çdo trajner që kish ardhur aty, kishte fituar tituj dhe trofe të rëndësishëm.

“LARGIMI, I PANEGOCIUESHËM” Daja ka thënë se do të largohej nga Skënderbeu edhe nëse korçarëve do t’iu ishte hequr dënimi. “Unë e kisha menduar se nëse Skënderbeu do të merrte pjesë në Champions, kjo do të ishte ndarja më e mirë e mundshme. E mendova kështu, sepse duke u nisur nga këto rezultate pozitive që i arritëm të gjithë bashkë, gjykova që nuk kisha se çfarë t’u jepja më këtij qyteti dhe këtij publiku që na ka mbështetur gjithë kohën”.

daja6-470x313

“SKËNDERBEU, EKIP ME KULTURË” “Mendoj se Skënderbeu është një ekip i mrekullueshëm, me tifozë të mrekullueshëm korçarë dhe i ndërtuar në sinkron me qytetin dhe me kulturën që ka Korça. Ekipi shprehte kulturë dhe edukatë në planin taktik dhe ishte në sinkron me qytetin. E ruaj me shumë kujdes dhe me shumë përzemërsi si një nga arritjet më të mëdha të karrierës sime sportive.

Flamurtari-Laci2

“DUA KAMPIONË TE FLAMURTARI” “Pothuajse kemi rënë dakord me presidentin e Flamurtarit për të marrë drejtimin e një skuadre me emër të madh. Ka ngelur vetëm zyrtarizimi. Mendoj se është një nga ekipet me traditë në elitën e futbollit shqiptar. Gjatë kohës që unë isha futbollist, ka qenë një nga ekipet më të mira, me një futboll modern që në atë kohë. Më pëlqejnë sfidat dhe mendoj se do të ecim mirë. Shpresoj që kjo aventurë të zgjasë sa më shumë, gjithnjë duke iu referuar edhe verdiktit të rezultateve që do të marrim në fushën e lojës. Qëllimi është që të afrojmë lojtarë të afirmuar dhe që kanë fituar tituj në karrierën e tyre, me qëllim që të përballojmë çdo lloj momenti vështirësie dhe presioni që do të hasim gjatë rrugës. Do të punojmë edhe me elemente të perspektivës. Do të punojmë për plane afatshkurtra, por edhe për plane afatgjata”, deklaroi Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"