Daja paralajmëron: Do të ketë afrime në orët e fundit të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 14:25

Daja paralajmëron: Do të ketë afrime në orët e fundit të merkatos

Ilir Daja kërkon fitore edhe në transfertën e Gjirokastrës. Trajneri i Flamurtarit shprehet se është i detyruar, nga objektivat e vendosur, që ekipi të kërkojë të triumfojë në çdo takim. Ai gjithashtu thekson se është i kënaqur edhe nga rritja e ekipit. “Jam i kënaqur nga ndryshimi mes ndeshjes së parë me Teutën dhe asaj me Kukësin në Vlorë. Ekipi ka treguar më shumë stabilitetet në të 2 fazat e lojës. Futbollistët kanë shfaqur personalitet.”, shprehet Daja

daj

Trajneri gjithashtu analizon edhe gjendjen e ekipit përpara ndeshjes por edhe konfirmoi se do të ketë afrime të orës së fundit. “Është transfertë e vështirë sepse Luftëtari do të kërkojë të rikuperojë pikët e lëna. Do të shkojmë me mendjen te fitorja sepse ky është qëllimi ynë në çdo ndeshje. Përveç Torasës që është në dyshim, të gjithë janë të gatshëm. Kemi qenë aktiv në merkato. Mund të kemi finalizime të orës së fundit. Na duhen 2-3 lojtarë sepse janari është larg”, përfundon trajneri i vlonjatëve. Flamurtari do të ndeshet ditën e nesërme me Luftëtarin në Gjirokastër në orën 16:45.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"