Daja: Nuk luhet duke i rënë bilbilit 100 herë në ndeshje, ja çfarë u thashë lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 19:20

Daja: Nuk luhet duke i rënë bilbilit 100 herë në ndeshje, ja çfarë u thashë lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Pas ndeshjes për “Supersport” foli dhe trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja i cili u shpreh:

bandicam 2018-11-11 19-15-53-169

Keni luajtur 32 minuta, dukej sikur po luanit në Vlorë duke e dominuar kundërshtarin?

 

Unë do të thoja se është një lojë e ndarë në dy pjesë. Një pjesë e parë shumë e mirë dhe një pjesë e dytë për meritë të kundërshtarit dhe gabimet tona. Atë që bëmë në pjesë të parë nuk e bëmë në pjesë të dytë. I dhuruam shumë topa kundërshtarit, nuk i heqim meritën kundërshtarit.

Suprizuat me Beqajn?

Sigurisht që nuk përbën më lajm pjesa e mungesave dhe nga fillimi i sezonit deri tani nuk e kemi pasur asnjëherë kontingjentin në pozicion. Ishte një alternativë që e gjykuam si më të mirën. Është një djalë 20 vjeçar dhe nuk di që ti ndajë energjitë e veta. Ishte një zgjedhje e mirë, duke parë që edhe mbrojtësi i Skënderbeut është i shpejtë. Tentuam ta zëvendësonim edhe për shkak të kontingjentin në dispozicion?

Goli i anuluar? Keni qenë edhe te Skënderbeu dhe te Flamurtari tani. A ndjeni ndonjë ndryshim të sjelljes së arbitrave në të dy kampet?

Nuk jam ankuar as te Skënderbeu as te Flamurtari për arbitrat. Ajo që kërkoj më tepër është loja efektive. Futbollin nuk luhet duke i rënë bilbilit 100 herë në një ndeshje. Ka momente që duhen toleruar kontakte pasi këto dyluftime ja shtojnë më shumë bukurinë futbollit. Te qendërsulmuesi jonë, Bushiç çdo lloj kontakti nuk ka faull, në përgjithësi. Ndërsa për kundërshtarin fillojnë edhe shtyjnë. U thash edhe lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Para se ta kërkojmë te kundërshtari duhet ta kërkojmë te vetja jonë.

A ka probleme financash te Flamurtari?

Jam trajner dhe merrem me pjesën teknike. Nuk më takon mua të përgjigjem për këtë gjë.

Goli i pësuar?

Ka pas një pjesë të dytë ku duhet të bënim një qarkullim të shpejtë dhe ka pas shumë raste që i kemi dhuruar topin dhe kjo ka qenë një gabim nga ana jonë. Nëse gabon kur merr topin do të vijë një moment kur gabon afër zonës, nga ku erdhi dhe goli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"