Daja: Nuk jemi rastësisht në grupe, do të provojmë shanset tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 11:06

Daja: Nuk jemi rastësisht në grupe, do të provojmë shanset tona

Trajneri i Skëndërbeut, Ilir Daja është koshient se në Ligën e Europës e presin sfida mjaftë të vështira, por tregon se Skënderbeu nuk është rastësisht në grupe dhe do t’i provojë të gjitha shanset e mundshme. Në një prononcim për “Supersport” tekniku tiranas ka folur me superlativa për sulmuesin Ali Soue duke u shprehur i kënaqur për atë çka ka treguar në fushën.

ilir daja

Shanset e Skënderbeut në Europë

“Jemi koshient që të gjithë ekipet që kemi në Kupat e Europës janë me një koeficient të lartë vështirësie, akoma më shumë edhe ndeshja që kemi në Kiev ndaj Dinamos që është në vazon e parë në short që do të thotë se kualiteti dhe cilësia e kundërshtarit janë në një shkallë më superiorë por futbolli është një sport subjektiv ku shpresohet gjithmonë.

Ne kemi një rrugëtim në fazën e grupeve te Ligës së Europës dhe nuk jemi rastësisht kështu. Do provojmë shanset tona duke pasur fatin me vete.

Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë cilësinë e lojërave dhe të përballemi mirë në grupet e Ligës së Europës, por pse jo të shohim ndeshje pas ndeshje se çfarë jemi në gjendje të bëjmë praktikisht.”

Për Ali Soue

“Një sulmues matet me gola dhe asiste. Pavarësisht se Soue nuk ka shkuar te goli, në ndeshje e fundit kanë qënë dy veprimet e tij, qoftë në marrjen e penalltisë qoftë në asistin për Muzakën që do të thotë është në rrugën e mbarë.

Nëse i shërben ekipit, mund t’i shërbejë qoftë me gol, qoftë me shërbime për pasin e fundit gjë të cilën e ka bërë. Shpresoj të thyej akullin për sa i përket golave. Është një forcë e shtuar brenda ekipit, shpresoj të vazhdojë në këto nivele.”

Rivalët dhe objektivat

“Kemi luajtur vetëm një ndeshje në kampionat. Ne si objektiv kemi fitimin e titullit kampion dhe ky është fokusi i të gjitha energjive tona, psiko-fizike, por paralelisht kemi edhe një paraqitje sa më të mirë në Ligën e Europës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"