Daja: Nuk i mësoj lojtarëve si të luajnë keq, nëse Takaj feston deri në agim, edhe unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 19:59

Daja: Nuk i mësoj lojtarëve si të luajnë keq, nëse Takaj feston deri në agim, edhe unë…

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për Rtsh pas festës së titullit në Korçë, ku foli për sezonin por edhe për të ardhmen.

dajaa

Çfarë pengu keni nga ky edicion kaq i suksesshëm?

“Pengje nuk kam, përveç faktit që duam ta mbyllim me qershinë mbi tortë, me fitimin e Kupës, që do ishte një tripletë. Jemi prezantuar edhe me ekipe të forta, gati të barabartë. Kemi synuar kalimin e grupit. Kemi bërë një kampionat të gjithin në krye. Kemi pasur edhe situata të vështira pas dënimeve nga UEFA, por vazhdojmë të jemi me këmbë në tokë. E meriton ky qytet dhe kjo tifozeri e mrekullueshme. E meriton çdo shqiptar që na ka mbështetur në Europë. Asnjë nuk mund të thotë që Skënderbeu nuk e ka merituar.

3 trofe me 3 ekipe të ndryshme. Ishte ky titulli më i veçantë?

Çdo trofe ka veçantinë e vet, që nga Elbasani dhe Dinamo, por e veçanta këtë sezon është se kemi bërë 2 kampionate paralel. Të bësh këtë lloj paraqitje në Europë por edhe në Shqipëri, mendoj se është titulli më i veçantë.

Duhej të mbyllej kështu ky edicion, me këtë ndeshje, me 5 gola të pësuar?

Doja që ta mbyllnim kampionë, çdo lojtar që kërkon formacionin te Skënderbeu, duhet ta meritojë. Sot kam rezerva, pasi kam dëgjuar nëpër studio se Skënderbeu po i mëson keq lojtarët. Diçka e tillë nuk është e vërtetë. Kështu që, jam i lumtur që përballë jush jam krenar, i mundësuam Korçës edhe një trofe tjetër. Është ekipi që në dekadën e fundit ka qenë pararojë e futbollit shqiptar.

Edhe sezonin tjetër te Skënderbeu?

Shpresoj që po, kemi rënë parimisht dakord për gjithçka. Më pëlqen ky qytet, më pëlqen çfarë kam arritur. Dua të vazhdojmë më përpara, edhe duke tentuar gjëra që nuk i kemi tentuar deri më sot.

Takaj tha që festa do shkojë deri në agim, ju do e shkurtoni pak festën, si trajner që jeni?

Unë jam më i ri se presidenti. Kur ai thotë që do shkojë deri në agim, edhe unë do shkoj. Sepse, gjëra të tilla nuk ndodhin shpesh në jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"