Daja nuk firmos për barazim: Duam fitore ndaj Partizanit, ja e vërteta me “pasimet” e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 23:01

Daja nuk firmos për barazim: Duam fitore ndaj Partizanit, ja e vërteta me “pasimet” e lojtarëve

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit në kryeqytet, por nuk la pa përmendur as takimin e fundit, të humbur ndaj Skënderbeut në Vlorë.

daja-konferenc-750x430

HUMBJA ME SKËNDERBEUN – “Atë ndeshje e kemi lënë mbrapa, edhe pse nuk është bëmë gjithçka gabim. Kundërshtari nuk është se na rrezikoi shumë, por as ne nuk prodhuam diçka në fazën sulmuese.”

TONET E LARTA – “Analiza pas ndeshjes ka qenë e detajuar, por pa tone të larta. Kishim një presion të madh në atë ndeshje, pasi pas kishim edhe një numër të madh tifozësh. Këto momente duhet t’i kalojmë të gjithë bashkë.”

“NUK I MËSOJ DOT PASIMET LOJTARËVE” – “Kjo frazë e imja është përdorur shumë në media. Nuk e kam pasur fjalën thjesht për “pasimin” si element teknik, pasi ata janë lojtarë të ekipit të parë dhe dinë se si të pasojnë. Gjithçka ka qenë në aspektin psikologjik, lojtarët duhet të kenë më shumë besim të aftësitë e tyre, pasi nuk u mungojnë cilësitë.”

BARAZIM NDAJ PARTIZANIT? – “Nuk do të kënaqem ndonjëherë me barazim. Ekipi, por edhe i gjithë qyteti, luan gjithmonë për të marrë 3 pikët, cilido qoftë kundërshtari.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"