Daja nuk do blof: Kujdes nga Luftëtari, Mezani prodhon futboll cilësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 14:01

Daja nuk do blof: Kujdes nga Luftëtari, Mezani prodhon futboll cilësor

Ilir Daja kërkon vetëm fi toren në ndeshjen e sot me me Luftëtarin. Në konferencën për shtyp, trajneri Daja thotë se nuk e kënaq barazimi, ndërsa vlerëson kolegun Mezani që, siç thotë, do ta marrë në konsideratë. Daja ndalet edhe te Kale, ndërsa thekson se klubi vlonjat i është drejtuar FSHF-së me një kërkesë zyrtare për federim provizor të lojtarit.

dajaaaaa

Si vjen Flamurtari përballë Luftëtarit?

Vijmë nga një gjendje psikofizike relativisht të mirë. Por, ajo që doja të theksoja është se gjatë këtyre ditëve që kemi pasur në dispozicion për përgatitjen e ndeshjes me Luftëtarin, jemi munduar që të jemi me këmbë në tokë, pasi të gjithë e dinë që nëse këto tri javët e fundit kemi bërë rezultate pozitive një nga elementët kryesorë ka qenë motivimi maksimal.

Jo vetëm kaq, por edhe bashkëpunimi i të gjithë lojtarëve për të shkuar drejt rezultateve pozitive gjë që do të mundohemi ta bëjmë edhe nesër (sot). Jo vetëm duke u nisur nga pozicionimi që ka Luftëtari në klasifikim, por nga lojërat që ka zhvilluar. E gjithë kjo, për faktin se në këtë kampionat diferencat nuk janë shumë të dukshme dhe gjithmonë shkon drejt fitores një ekip që e kërkon këtë nëpërmjet sakrificës dhe bashkëpunimit të të gjithë lojtarëve.

Do të keni mungesa?

Kemi në pikëpyetje vetëm Pollozhanin, pasi nga ndeshja e fundit ka pasur një dëmtim në gju që rezulton joserioz. Ka qenë i diferencuar deri ditën e djeshme (pardjeshme). Do të shikojmë dhe do të diskutojmë edhe me stafin mjekësor. Gjithë pjesa tjetër e lojtarëve është në dispozicion.

Flamurtari

Luftëtarin e drejton Mezani. I druheni faktit që ai e njeh mentalitetin vlonjat?

Për mua Mezani nuk është vetëm një trajner që është nga Vlora, por një trajner i mirë i kampionatin shqiptar. Këtë e ka treguar edhe me ekipet që ka drejtuar. Kështu që do ta kem në konsideratë si një koleg për t’u vlerësuar në maksimum.

Do ishit i kënaqur edhe me barazim në këtë ndeshje?

Flamurtari, në çdo ndeshje si brenda edhe në transfertë, hyn për të marrë tri pikët, pra, për të shkuar drejt fitores, pavarësisht se loja mund të prodhojë çfarëdo rezultati. Megjithatë, nesër (sot) duke shpresuar edhe në një mbështetje të tifozërisë sonë, meqë jemi në stadiumin tonë, do të luftojmë për të marrë tri pikët.

Ju shqetësoi fakti se mund të shtyhej ndeshja Laçi-Skënderbeu?

Ndeshja do të luhet të mërkurën dhe kjo i shërben garës sepse të gjithë brenda kësaj gare duhet të ndihemi të barabartë.

Çfarë po ndodh me Kalenë?

Është një mungesë e rëndësishme brenda grupit, pasi në start e kishim menduar si një sulmues që do i jepte ekipit njëfarë manovre tjetër në fazën sulmuese. Tashmë nuk e kemi dhe po punojmë bashkë me drejtuesit e klubit për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë të mundshme. Shpresojmë që të bëhet sa më shpejt, pasi në fund fare do na duket si një blerje e re.

E prisni zgjidhjen e mundshme para janarit?

Ajo nuk është në dorën tonë sepse në dorën tonë është vetëm insistimi në FSHF për t’i dhënë të drejtën e aktivizimit deri në një zgjidhje nga FIFA.

I druheni gjykimit në ndeshjen me Luftëtarin?

Unë doja të thosha që të paktën në drejtimin tim ka qenë e ndarë pjesa e arbitrit me pjesën që duhet të analizojmë ne për të parë se cilat kanë qenë gjërat pozitive që kemi bërë apo ato jo pozitive. Nuk duhet të krijojmë alibi te lojtarët që gjithçka e ka bërë arbitri kur edhe ne vetë kemi pasur pjesë të një paraqitje jo të mirë. Nuk kemi thënë asnjëherë që arbitri na ka mohuar rezultatin, por jemi ankuar vetëm për një minutazh më të madh loje, për një ritëm që arbitri e ka në dorë dhe për menaxhimin e kartonëve të shumtë që na janë dhënë ne. Në analizën që i bëmë kundërshtarit, më binte në sy një fakt që Luftëtari ishte ekipi që ka më shumë kartonë të verdhë apo dhe të kuq, ku dihet që Luftëtari është një ekip që brenda fushës sillet “fair play”.

Nesër (sot) pritjen reshje. I ka ezauruar fusha e stadiumit problemet?

Fusha është në gjendje optimale pas vetëm një jave në ndeshjen e dytë të fazës së parë ndaj Kukësit, ku dihet që u investua për ta ribërë në një gjendje të tillë optimale. Shpresojmë që sido që të jenë kushtet atmosferike, të kemi një fushë që nuk do të pengojë zhvillimin e një loje kombinative.

A keni një mesazh për tifozët?

Mesazhi im për tifozët është që na duhet mbështetja e tyre, por më shumë na duhet në ato momente kur nuk jemi mirë. Shprehja më e duhur do të ishte që kemi akoma edhe më shumë nevojë në ato momente që nuk jemi edhe aq mirë sepse mbushja e stadiumit nga tifozëria jonë është një motivim më shumë për të shkuar përpara.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"