Daja: Në pjesën e parë ishte problem Kaçe, Kukësi luajti për barazim. Ja çfarë i kërkova gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 19:40

Daja: Në pjesën e parë ishte problem Kaçe, Kukësi luajti për barazim. Ja çfarë i kërkova gjyqtarit

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka shpjeguar se barazimi i sotëm ndaj Kukësit ishte rezultat i pranueshëm, edhe pse skuadra e tij bëri atë që duhej kundër verilindorëve në kërkim të fitores.

Ilir Daja konferenca

Në “SuperSport’ ai theksoi se pse skuadra e tij kishte shfaqur probleme në pjesën e parë dhe në të dytën kishte qenë shumë më kërkuese e pranë portës deri në sekondat e fundit.

“Nuk kemi bërë mirë pjesën e parë. Arsyeja është se na morën qendrën e mesfushën sepse Kaçe nuk ka gjendjen e mirë fizike për të mbuluar hapësirë të madhe. Morëm masa në pushimin e ndeshjes, ndryshuam dhe vendosëm Kaçen në markim direkt, Kukësi bëri më mirë, ne bëmë më mirë në të dytën, arritëm të shkonim te goli, mundëm të dyfishonim me Malën që humbi penallti në lëvizje. Në situatë kundërsulmi, në vendosje gabim vjen edhe barazimi. Ne e kërkuam më shumë në pjesën e dytë se u pa në rastet që kishim, donim të kishim lojë sa më shumë. Duhet përshëndetur Kukësi për atë që dha për pjesën e parë, në të dytën mendoi më shumë të shkonte te barazimi, ne me rastet që kishim mund të ishim më cinikë dhe mund të arrinim fitoren.

Rrapaj është 20-vjeçar, sapo i ka mbushur dhe po luan në formacion me Partizanin dhe besoj se mund t’i jepet mundësia të luajë me ekipin U21, po luan goxha mirë. Saliu sapo ka mbushur 20 vjeç dhe Marku është datëlindja e tyre. Si dhe Maget, të cilin ne e kishim menduar ta fillonim me të. Por duke qenë se ai kishte ardhur në momentet e fundit, edhe pse Kaçe nuk ishte stërvitur plotësisht, por në fund menduam se na duhej eksperienca e Kaçes. Ndaj ndryshuam në dy seancat e fundit se gjithë kohës kemi punuar me Maget në formacion. Ai është 18-vjeçar dhe ka të ardhmen përpara e do të na ndihmojë, ne momentin që bëhet pjesë e manovrës.

Biseda me gjyqtarin? Është gjyqtar i ri që e kam vlerësuar në çdo ndeshje, pavarësisht rezultatit. Ne futëm Carën pa nxemje në një faull ku Kardozo ka frakturë te klavikula. Në të tre moment që u bë faull e la në avantazh e nuk e dha. Është pak për një gjyqtar të ri, besoj se është ndër ata më me perspektivë të Federatës dhe i thashë vetëm për mundësinë që të të kishim më shumë lojë aktive. Nuk jam i pakënaqur nga gjyqtari, lojën e mbajti shumë mirë”, tha Daja pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"