Daja: Ndeshje e realizuar mirë, nuk gjej asnjë lloj gabimi. Kemi humbur dy pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 0:00

Daja: Ndeshje e realizuar mirë, nuk gjej asnjë lloj gabimi. Kemi humbur dy pikë

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, mendon se skuadra e tij ka bërë mirë në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut, edhe pse përfundoi sfidën në barazim 1-1.

Ilir Daja konferenca

Në fjalët e tij për “SuperSport” pas sfidës, ai theksoi se nuk shihte gabime në mënyrën e interpretimit të lojës të skuadrës së tij.

“Nuk e di si u duk se me gjithë mend dolëm barazim, por kemi luajtur gjatë gjithë kohës në gjysmëfushën e Skënderbeut. Kishim shumë raste para portës, për një gabim që është i dyti rresht, por sa i përket lojës, pjesës së ekipit në dy fazat e lojës, se të rrish 90 minuta në gjysmëfushën e kundërshtarit e të mos i lësh hapësirë mbrapa është ndeshje e realizuar. Mendoj se kemi humbur 2 pikë. Por nuk ka asnjë problem që në këto dy ndeshje që kemi bërë gol me penallti.

Nuk merrem dot me gabimet e lojtarëve se janë prezente gjatë kohës, më keq më vjen mua. Por të ndërtohet pyetja që keni bërë një gol me penallti, kur kemi pasur situata para portës, nuk më duket me vend. Nuk gjej asnjë lloj gabimi, të pësosh gol në atë mënyrë do të thotë që nuk ka as rreshtim gabim, as veprime gabim, topi vjen nga gjysëmthellësia, i kontrolluar 100%. Ky është i vetmi gabim në këtë ndeshje.

Ajo që duhet të përmirësohemi është shpejtësia në 20 metrat e fundit se nëse do të kishim një marsh tjetër, situatat e shumta, do të kishim rezultat tjetër, edhe pse mund të ishte gabimi në lojë.

Jam i kënaqur me të gjithë ekipin, nuk mund të veçoj për mirë apo jo dikë. Të vjen keq për rezultatin por kur sheh ekipin që funksionon në të gjithë drejtimet dhe të merreni me një rast të tillë, nuk ndjehem mirë.

Jemi të ndërgjegjshëm që nuk jemi brilant në manovër, por sot kanë bërë mirë të gjithë lojtarët se të çash një mbrojtje me 11 lojtarë para zonës, nuk është aq e lehtë. Goli i jep një lloj tjetër qetësie ekipit. Nuk ishte problemi i thellësisë, por më të shpejtë ku ishim superior me kundërshtarin, në linjat anësore, për të përfunduar në thellësi para portës”, tha Daja.

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"