“Daja ndër më të mirët, Partizani për dy trofe këtë sezon”, ish-lojtari i të kuqve: Ja çfarë duhet të bëjnë sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 8:22

“Daja ndër më të mirët, Partizani për dy trofe këtë sezon”, ish-lojtari i të kuqve: Ja çfarë duhet të bëjnë sulmuesit

Edmond Dosti, ish-sulmuesi kampion i Partizanit ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku ka analizuar ecurinë e “demave” deri më tani këtë sezon, shprehu besim të plotë te trajneri Ilir Daja, si dhe theksoi që pret më shumë nga sulmuesit e Partizanit.dosti

Si ju duket deri më tani Partizani i këtij sezoni?

Është shumë shpejt për të dhënë një mendim të saktë, por duke bërë bilancin e ndeshjeve të para, për mendimin tim është një fillim që të jep shumë shpresë se ky ekip, do të luftojë për të dy trofetë e këtij sezoni.

Mendoni se me Ilir Dajën në krye të pankinës, Partizani mund të rikthehet te titulli kampion?

Partizani ka bërë investimin më të mirë duke marrë trajner Ilir Dajën, që për mendimin tim është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. Pa dyshim që ai do të bëjë gjithçka për ta nxjerrë Partizanin kampion, sepse ai ka mentalitet fituesi. Bravo për Demin dhe Ramën!

Cili nga sulmuesit e Partizanit ju bind më shumë dhe kush mund të jetë protagonist këtë sezon?

Duke qenë vetë një ish-sulmues kërkoj më shumë që sulmuesit të jenë më shumë agresivë para portës. Kam shumë besim tek ekipi dhe te trajneri që do të bëjë më të mirën, për ta nxjerr Partizanin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"