Daja motivon Skënderbeun: Laçi i rëndësishëm sa Kukësi dhe Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 17:10

Daja motivon Skënderbeun: Laçi i rëndësishëm sa Kukësi dhe Partizani

Trajneri i Skënderbet, Ilir Daja doli sot në një konferenc për shtyp, ku foli në prag të ndeshjes së javës së 5-të ndaj Laçit. Tekniku tiranas deklaroi se skuadra e tij do të jetë e përqendruar vetëm tek ndeshja e nesërme dhe do kërkojë të thellojë diferencën nga ndjekësit.

Daja

“Mbas pushimit që e kishim të nevojshëm, tani duhet të kapim ritmin e katër javëve të para, ku kemi qenë mirë në performancë dhe realizim. Përveç transfertës së Kamzës, me rivalët e tjerë kemi shënuar 2 gola dhe kemi marrë vetëm një gol. Duhet përqendrim, sepse Laçi bën mirë ndaj pretendentëve. Dy të tretat e pikëve janë me skuadra që nuk janë rivalë për titull, kështu që vlera e fitores së nesërme është njësoj si ndaj Kukësit dhe Partizanit, 3 pikë janë në çdo fitore.

E kemi studiuar kundërshtarin dhe fokusohemi te ndeshja e radhës. Sot kemi bërë edhe një seancë video për Laçin dhe e kemi të qartë gjithçka. Lojtarët duhet të jenë të motivuar maksimalisht në mënyrë që te vazhdojmë për atë startin që i kemi bërë kampionatit.

Mendojmë vetëm për Laçin, sepse çdo shpërqendrim është në dëm të ndeshjes së nesërme. Jemi mësuar me ngjeshjen e ndeshjeve. Nuk do ta bëjmë ndeshjen të vështirë. Thjesht të kapim ritmin që kishim, sepse kemi 3 pikë më shumë nga vendi i dytë, por duhet të tentojnë ta thellojmë diferencën në mënyrë që rrugëtimi jonë të jetë më i mirë”, deklaroi trajneri Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"