Daja: Me Tiranën do të jetë ndeshje e luftuar në mesfushë, nuk dua të justifikohem për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 15:09

Daja: Me Tiranën do të jetë ndeshje e luftuar në mesfushë, nuk dua të justifikohem për…

Flamurtari-Tirana është një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Trajneri i vlonjatëve, Ilir Daja është paraqitur në intervistën e zakonshme të pas ndeshjes dhe ka paraqitur gjëndjen e ekipit.

daja

“Ndeshja mes Flamurtarit dhe Tiranës ka qënë gjithmonë një ndeshje e vështirë për sa i përket interpretimit në fushë. Besoj se dhe e nesërmja do të jetë njësoj. Ekipet kanë cilësi brenda tyre dhe kemi paraqitur luhatje në këto javë. Do të jetë ndeshje e luftuar në mesfushë dhe mendoj se do të vendoset nga episodet. Duhet të rikthehemi te 3 pikët për ta mbyllur këtë fazë me rezultat pozitiv dhe për të qëndruar më pranë objektivave” ishte komenti i parë i Dajës.

Nga ana tjetër ai ka edhe një urim për trajnerin Mema. “ I uroj suksese Memës që pas kësaj jave. Nuk na duhet rezultat tjetër veç fitore. Na duhet të menaxhojmë anën psikologjike. Nesër do të kemi mbështetjen e tifozëve. Duhet fitore pasi në të kundërt do të prishnim ecurinë e këtyre javëve. Për sa i përket mungesave është një temë që nuk dua ta prek pasi jemi mësuar që nuk jemi të plotë dhe nuk jemi ankuar. Nuk dua ta përdor si justfikim.” përfundoi Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"