Daja me “dhimbje” koke, dy titullarët nuk mund të luajnë ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 14:34

Daja me “dhimbje” koke, dy titullarët nuk mund të luajnë ndaj Partizanit

Probleme jo të vogla për Skënderbeun në prag të ndeshjes me Partizanin. Trajneri Ilir Daja bën llogari pa dy titullarë në këtë takim të parë për vitin 2020. Korçarët nuk do të kenë të gatshëm për shkak kartonësh mbrojtësin Jorgo Pëllumbi dhe mesfushorin Asjon Daja.Skenderbeu festa

Këta të fundit u ndëshkuan në ndeshjen e 22 dhjetorit ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, duke plotësuar numrin e kartonëve, në një kohë që Daja mori dy të tillë dhe doli automatikisht me të kuq në atë takim. Sa i përket mbrojtjes, trajneri po provon në krahun e majtë të saj afrimin e parë të kësaj merkatoje, Eni Imami.

Mirëpo, “dhimbjet” e kokës janë më tepër në mesfushë, aty ku Skënderbeu ka vuajtur jo pak në pjesën e parë të këtij sezoni. Fakti që Bruno Dita më tepër ka luajtur në qendër të mbrojtjes për nevoja të skuadrës, ia bën Dajës edhe më të vështirë situatën. Megjithatë, ai beson se lojtarë si Taipi, Elezi, Mara apo Ndeki do të tregojnë veten ndaj “demave”.Skenderbeu

Ndërkohë, sa i përket merkatos në hyrje, zyrtarisht klubi ka konfirmuar vetëm Eni Imamin, edhe pse sulmuesit Niko Zisi dhe Belajdi Pusi vazhdojnë të stërviten me korçarët. Gjasat janë që edhe dy të fundit të firmosin, ndërsa më e komplikuar është çështja me Sidibenë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"