Daja: Mbrojtja gaboi shumë, por dy humbje mos i bëni dramë sepse….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 22:00

Daja: Mbrojtja gaboi shumë, por dy humbje mos i bëni dramë sepse….

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, foli për mikrfonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku tregoi arsyet e humbjes së sotme.

bandicam 2018-09-21 21-50-54-878

“Nuk duhet ti dramatizojmë gjërat. Kemi bërë pjesë të parë jo të mirë. Partizani bëri nisje të mirë. E kemi filluar me shumë tension. Kemi gabuar. Në pak kohë kemi përdorur të gjithë kontingjentin. Torasa nuk ka pasur gjendje të mirë fizike, Alvesh erdhi vonë. Alla nuk është. Kemi pasur 1 lojtar 17 vjeç në fushë dhe Delia 20 vjeç. Kemi reaguar goxha pjesën e dytë. Nuk është se nuk kemi prodhuar. Kemi pasur 2 fytyra sot. E kemi mbajtur kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë. Kam problem me arbitrit. Shumë pak lojë efektive. Në qoftë se duhet të ecim përpara duhen edhe arbitrat të jenë në nivelin e duhur.”

Rreshtimi- Lëvizjet nuk janë bërë të pamenduar. Donim t’i jepnim më shumë thellësi veprimeve sulmues. Beqja në 3-4 ndeshje ka luajtur titullar. Sot kishte përballë një lojtar si Trashi që e neutralizoi. Jam i kënaqur sepse janë lojtar që me kalimin e kohë do t’i shërbejnë shumë ekipit.

Problemet në mbrojtje- Dihet që Pollozhani nuk është në pozicionin e vetë natyral. Sirghi ka ardhur në fund dhe ka probleme në ingranimin. Mungesa e Allës është një tjetër problem. Këtu i vej gishtin anës psikologjike. Kemi humbur disa topa rresht në pjesën e parë. Edhe në momentin e shënimit të golit të parë, topi u humb në zonë të rrezikshme. Ne nuk do ta shohim gotën gjysëm bosh. Duhet të përmirësojmë disa gjëra. Duhet të kthejmë besimin te lojtarët. Do shohim përpara, pavarësisht se kemi 2 humbje. Jemi një ekip i ri, nuk bëhet gjithçka që në momentin e parë. Duhet të besojmë të gjithë bashkë. Tifozët duhet të na mbështesin për t’u rritur.

A tentuat të përsëritnit shpikjen Muzaka me Alveshin?

Jo sepse, Danilo Alvesh është një lojtar që nuk luan në zona të vogla. Donim t’i jepnim një mbështetje Bushiç. Në fazën e sulmit ishim 4-3-3. E gjitha kjo ishte duke qenë se kishim 2 lojtarë në krah, te shpejtë dhe teknik, menduam që duke qenë dhe Bushiç me Alvesh afër, të shtonim forcën në thellësi. E kemi bërë disi në pjesën e dytë. Nuk i ka tiparet Alvesh për të bërë mesfushorin.

Tensioni i Torasës- Besoj e ka pasur me gjendjen fizike dhe shëndetësore. Ndoshta ka pasur një reagim me veten.

Momenti i faullit te goli i dytë- Nuk më intereson se çfarë dha arbitri. Të them të drejtën, gjykimi mu duk i drejtë. Thjesht më pëlqeu fakti që nuk ka lojë. Por jo çdo 2 minuta shtrirje. Arbitrit duhet të dinë të menaxhojnë. Për rastin s’kam asnjë pretendim me arbitrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"