Daja: Lojtarët duhet të mësojnë të pasojnë topin, ja pse e humbëm ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 22:20

Daja: Lojtarët duhet të mësojnë të pasojnë topin, ja pse e humbëm ndeshjen

Trajneri Ilir Daja foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh tepër i mërzitur për nga mënyra si lojtarët e interpretuan këtë përballje. Tekniku i vlonjatëve nuk kurseu askënd, duke nxjerrë në pa se skuadra bën gabime amatoreske.

bandicam 2018-09-17 21-57-10-534

Çfarë nuk shkoi sot? Skuadra u ndëshkua në pikën më të fortë…

Për të bërë analizën e kësaj ndeshje ka shumë pak gjëra. Përveç 15 minutat e fundit ku kundërshtari e mori lojën në dorë. Loja zhvillohej e ashpër në mesfushë. Kemi prishur manovrën e dinim që Skënderbeu do të luante me ekran përpara. Ajo që nuk shkoi sot, pa dashur t’ia përcjell lojtarëve të mij. Nuk mundte t’i mësoj lojtarëve marrjen dhe pasimin e topit. Gjuha e futbollit është marrja dhe pasimi.

Çfarë duhet të përmirësojë skuadra në ndeshjen e radhës?

Duhet të përmirësojmë anën psikologjike. Edhe në ndeshjen e kaluar, mbaruam pjesën e parë dhe mundohem ta administritojnë në një formë krejt nga ajo që mësojmë në stërvitje.

U patë shumë i mërzitur pas pësimit të golit të parë…

E kisha më një individ të veçantë. Nuk më lejohet ta them. Të gjitha janë të punuara dhe nuk mundtë që një lojtar me eksperiencë të ndryshojë vendosjen. Prandaj u ndjeva i mërzitur. Nuk mundet asnjëri që të dalë mbi disiplinën taktike.

A ju bezdis fakti që ju ka mundur Skënderbeu në shtëpi me lojtarët që janë në perëndim të karrierës.

Ne duhet të përmirësojmë dhe duhet të kthejmë besimin te lojtarët që kanë cilësi. Ky është një refleksion edhe nga viti i kaluar. Në përballjet me Skënderbeun, Flamurtuari ka pasur një bilanc negativ. Ramë në presion e mbingarkesës. Shkuam më shumë seç duhet në përgatitjen e nivelit optimal të përgjegjësi. Disa lojtarë kishim mangësi në gjërat më të thjeshta. Duhet të përmirësojmë aspektin psikologjik.

Në futboll ka rëndësi edhe fati, apo edhe një lojtar i veçantë. Pozicioni i Allës të ka sjellë 2 gola… Është shumë e rëndësishme mungesa e një lojtari?

Unë nuk e kam qejf që të luhet me topa të gjatë dhe sidomos pa mbështetjen e pjesës tjetër të ekipit. Nuk ishte ajo zgjidhja. Lojtarët kur nuk marrin

Alvesh akoma nuk është bërë pjesë organike e manovrës sonë, dhe vepron i shkëputur nga grupi. Gjithsesi, çdo gjë e drejton sistemi nervor, duhet psikologjia e qetë. Kur Pollozhani vepron pa eksperiencë, këtu ka diçka që nuk shkon.

Mendoni se mund ta ndryshonit pak skuadrën?

Të gjitha ndërrimet ishin të detyruara, pasi doja të sakrifikoja në momentet e fundit, për një sulmues, por në ato momente kërkoi ndërrim edhe Pollozhani, si me Hysenin, dhe na la pak mundësi të ndryshonim manovër. Ajo që është punuar në stërvitje, ka qenë gjithçka tjetër, nga ajo që shfaqëm në fushë.

Muzakën dhe Radas i keni dashur në Vlorë, ju vjen keq që nuk i keni te Flamurtari?

Për derisa flas për anën psikologjike të lojtarëve të mi, nuk do merrem me kundërshtarët. Do duhet të punojmë më shumë në të gjitha komponentët, që të rrisim cilësinë e për pasojë edhe rezultatin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"