Daja: Loja e bukur vështirë të bëhet edhe ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 13:01

Daja: Loja e bukur vështirë të bëhet edhe ndaj Bylisit

Trajneri i Tiranës, Ilir Daja ka dolur në koferencën për shtyp para ndeshjes me Bylisin duke e cilësuar përballjen me ballshiotët si një takim tejet të vështiorë. Pavarësisht kësaj, trajneri bardheblu thekson se do me cdo kusht 3 pikët.Daja 3“Jemi perpara nje ndeshje teper te rendesishme. Nuk do te jete aspak e lehte por ne do te luajme vetem per tre piket. Kemi fituar ne kater ndeshjet e fundit ne transferte dhe tani eshte momenti per te fituar ne shtepi.

Tifozet duan loje te bukur vec golave dhe pikeve por neser do te jete pak e veshtire per kete. Kemi shume mungesa per kete takim. Mungon golashenuesi i skuadres Elis Bakaj per shkak pezullimi, mungojne dy qendermbrojtesit Muca dhe Karan dhe kemi dhe disa lojtare te demtuar ne faze rekuperimi.

Nuk jemi ne momentin me te mire por pavarsisht te gjithave na duhet te fitojme. Persa i perket kundershtarit mund te them se e kemi vleresuar maksimalisht. Tirana ka barazuar ne ndeshjen e pare qe une nuk kam qene trajner dhe kemi fituar ne Ballsh.

Megjithate Bylis ka ndryshuar shume gjera ne skuader qe nga ajo ndeshje. Persa i perket te rinjve dhe finales se luajtur dje me Partizanin, mund te them se Tirana luajti me mire dhe meritonte me teper.

Te skuadra e te rinjve ka elemente premtues. Disa prej tyre jane pjese e skuadres se pare dhe te tjere do te afrohen duke patur me teper hapesira. Kjo eshte edhe politike e klubit per te investuar tek e ardhmja”, ka deklaruar para ndeshjes Ilir Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"