Daja kritikon të rinjtë, në analizën pas Laçit: Në ekip më shumë sakrifikojnë të vjetrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 22:54

Daja kritikon të rinjtë, në analizën pas Laçit: Në ekip më shumë sakrifikojnë të vjetrit

Humbja e parë në kampionat pas shtatë muajsh nuk është përjetuar si dramë në kampin korçar, por gjithsesi ka kaluar me kritika ndaj lojtarëve nga trajneri Ilir Daja. Ky i fundit ka kërkuar nga futbollistët e rinj që u aktivizuan ndaj Laçit që të sakrifikojnë më shumë për skuadrën në fushë.

skenderbe

Që prej 20 majit të këtij viti, kur Skënderbeu humbi mes polemikave për gjykimin në Kukës, skuadra nuk kishte pësuar asnjë humbje në Kategorinë Superiore për 15 ndeshje radhazi. “Po shikoj që, duke filluar nga kapiteni Shehi dhe lojtarët më të vjetër në skuadër, po sakrifikojnë më shumë se të rinjtë.”

“Kjo është e papranueshme, sepse duhet të jeni ju që të sakrifikoni më tepër për të kapur një vend në formacion. Kjo është ajo që dua të ndryshohet menjëherë. Natyrisht, nuk kam pse të bëj dramë humbjen, por shumë nga ju duhet të reflektojnë për mënyrën se si po angazhohen në fushë”, mësohet të ketë thënë dje Daja para skuadrës në një analizë që ka zgjatur afro 30 minuta.

daja

Pritet që sot stafi teknik të bëjë edhe një analizë me video nga takimi që Skënderbeu humbi në Laç. Në sfidën e radhës ndaj Lushnjës skuadrës do t’i mungojë për shkak kartonësh Gledi Mici, ndërsa rikthehet nga pezullimi mbrojtësi Kristi Vangjeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"