Ilir Daja komenton fitoren ndaj Flamurtarit: Objektivi ynë, Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2016 | 19:42

Ilir Daja komenton fitoren ndaj Flamurtarit: Objektivi ynë, Europa

Trajneri i Tiranës Ilir Daja the se objektivi i skuadrës është kualifikimi në kupat e Europës dhe ngjitja në renditjen e Kategorisë Superiore.

Untitled-11Tekniku vlerësoi lojën e treguar nga futbollistët e tij pas fitores 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Daja u ndal tek paraqitja fizike e skuadrës edhe pse sipas tij, ekipi vinte pas disa mungesash në këtë takim.

“Objektivi ynë është Europa dhe këtë do t’a kërkojmë në të dyja rrugët. Rezultati me një gol s’duhet të na bëjë euforik pasi kjo nuk jep garanci për kualifikimin në ndeshjen e ardhshme, kështu që do ta vlerësojmë maksimalisht takimin e kthimit”,-deklaroi trajneri Daja në një prononcim pas ndeshjes për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"