Daja: Kishim fatin me vete, ja sekreti i motivimit të skuadrës në këto ditë të vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 19:37

Daja: Kishim fatin me vete, ja sekreti i motivimit të skuadrës në këto ditë të vështira

A ndikuan dëmtimet dhe mungesat e shumta?

Ne e kishim menduar që ishte një ndeshje e vështirë sepse kemi pasur shumë probleme me gjendjen gripale që po kalon vendi. Gjysmën e ekipit nuk e kisha në dispozicion gjatë gjithë javës. Mici dhe Vangjeli sakrifikuan. Gjithashtu mungonte Jashanica dhe Lilaj.  Gjithçka që ndodhi sot është e pranueshme për shkak të mungesave.  Nuk na kishte ndodhur kurrë më parë kjo situatë e disfavorshme.

Daja]

Unë do të thoja që futbolli ka edhe fatin me vete, pavarësisht se nuk ishim në ditën më të mirë. E dinim që Partizani do ta luftonte shumë ndeshjen e sotme. Kjo ndeshje është kthyer në një “derbi”. E rëndësishme është që morëm 3 pikëshin. Kampionati vazhdon dhe nuk duhet ta ulim rritmini. Në qoftë se arrijmë një stad, duhet të kërkojmë një tjetër nivel.

Cfarë po ndodh me Nimagën?

Nimaga për vetë mënyrën e stërvitshmëritë që ka pasur gjatë kësaj periudhe. Javës që shkoi mungoi 4-5 ditë. Situata që unë përmenda bëri që të startoi në 11-shen e parë. Nuk mund të ketë gjendjen e duhur, nuk  ke vazhdueshmëri në stërvitje. Ky është shkaku kryesor. Edhe Nimaga edhe Dita, janë me tipare mbrojtëse. Me futjen e Muzakës, ekipi gjen rrjedhën e duhur në manovrën e sulmit. Besoj se sot kanë dhënë maksimumi me gjithë problematikën.

Çështja me UEFA-n? Si ia dilni ta motivoni klubin? Çfarë ndodh me Soue? Pse e ka të vështirë të shënojë në kampionat?

E mendoja më të vështirë situatën. Ne kemi pasur suportin e lojtarëve më me eksperiencë. Ata kanë qenë shumë motivues. KY është sekreti i vogël. Mendoj që kjo është një armë e fortë, sepse suporti i lojtarëve më me eksperiencë,

Për sa i përket Souesë nuk është faji i tij. Duhej ose Xhejms ose Gavazaj, të shkonin dhe të plotësonin thellësinë. Në qoftë se një lojtar sulmues nuk ka mbështetjen e linjës së parë dhe të dytë është i vetëm edhe duhet të shkojë të goli, vetëm nëpërmjet veprimeve individuale. Besoj se nuk është problemi i Souesë por i mbështetjes më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"