Daja: Kemi politikat tona për kampionatin, askush s’e di se kush do të luajë nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 15:03

Daja: Kemi politikat tona për kampionatin, askush s’e di se kush do të luajë nesër

Skënderbeu do të festoj përballë Vllaznisë. Ata do ta luajnë ndeshjen e fundit të kampionatit përballë tifozvëve të tyre, që janë përgatitur për festën e titullit. Nga ana tjetër Vllaznia shpreson të qëndroj mes më të mirëve të Superiores. Juglindorët po i japin më shumë rëndësi Kupës së Shqipërisë dhe në kampionat kanë aktivizuar lojtarë të rinj ose kanë bërë rotacione. Ilir Daja ka sqaruar disa detaje në konferencën e para ndeshjes.

Daja
Për kampionatin

Kam dëgjuar komentet për paraqitjen tonë në javët e fundit dhe dua të them se nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër. Thjesht kemi politikat tona. Po ju them që, nëse do ta kishim mbyllur kampionatin që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t’u kishim dhënë minutazh lojtarëve të aktivizuar pak gjatë kampionatit, por edhe të rinjve, të ardhur nga Skënderbeu U-19. Ne kemi politikat tona. Jemi pezulluar nga UEFA dhe duhet të menaxhojmë si duhet situatat, qoftë edhe duke u përgatitur për një ndryshim të axhendës.

Në këtë lloj situate, të jeni të sigurtë se ky Skënderbe nuk ka lidhje me atë që mund të jetë dyshuar më përpara. Ky grup lojtarësh është i zhveshur nga rezultati, sepse kampionati është mbyllur. Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që po riformatohet nga porta deri te sulmi.

daja6-470x313
Soue

Në Gjirokastër luajti Soue, sepse nuk donim t’ia hiqnim të drejtën e finalizimit të asaj që ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Pastaj, Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëve, por edhe të rinjve. Kemi për detyrë të realizojmë objektivat primarë, siç ishte titulli kampion, apo kalimi në grupet e Ligës së Europës.

Kupa dhe formacioni

Me shumë kurajë, përtej modestisë, them se bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë ekip shqiptar. Duam edhe Kupën e Shqipërisë dhe kemi frikën se lojtarët ndoshta nuk do të kenë ritmin e duhur. Formacioni për nesër? Asnjë nga lojtarët nuk e di se kush do të luajë ndaj Vllaznisë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"