Daja: Kemi mundësi të fitojmë edhe Kupën, të rinjtë të shfrytëzojnë shansin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 12:30

Daja: Kemi mundësi të fitojmë edhe Kupën, të rinjtë të shfrytëzojnë shansin

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shpreh: “Normalisht që ne e kemi në objektivat tona edhe fitimin e Kupës, pasi i kemi mundësitë për këtë, pavarësisht se sot (dje) u dhamë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj që deri tani kanë pasur një minutazh më të limituar. Jam mjaft i kënaqur që takimi u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore.

Daja

Besëlidhja kishte një skuadër të mirë, pjesën e dytë u mobilizua dhe luajti shumë më mirë në kërkim të barazimit dhe ishte shumë afër tij. Kërkoj nga futbollistët e mi të rinj që ta shfrytëzojnë rastin kur aktivizohen si titullarë për të shpalosur vlerat e tyre më të mira. Më vjen mirë që Lezha kishte një skuadër të mirë dhe i uroj suksese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"