Daja: Kam rezerva për Xhejmsin, lojtarët e sulmit duhet të shërbejnë më shumë për skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 15:07

Daja: Kam rezerva për Xhejmsin, lojtarët e sulmit duhet të shërbejnë më shumë për skuadrën

Pjesën më të madhe të fajit prë këtë humbje e ka lodhja fizike, apo mos shërbimi i sulmuesve?

Pak nga të gjitha. Me gjithë atë ngarkesë që patëm në Zvicër, përsëri patëm epërsi sot. Elementi më negativ sot ishte finalizimi, dhe shërbimi i shokëve në momentin e fundit.

Lojtarët e sulmit duhet të shërbejnë më shumë për njëri-tjetrin. Nëse do kishim finalizuar gjithë ato situata në pjesën e parë, do ishim më të qetë në të dytën.

daja

Pse ato ndryshime në formacion pjesën e dytë, të Xhejmsit?

Do thosha që Nimaga nuk ishte në ditën e vet më të mirë, pasi vetëm dje në darkë erdhi nga Zvicra. Xhejmsi vepron më mirë në zona të vogla, dhe me mungesën e Souesë, menduam që t’i jepnim pak më shumë çlodhje Nimagës, dhe Xhejmsi të vepronte në zona të vogla. Gjithsesi, kam rezerva për lojën e Xhejmsit sot.

Pse e keni të vështirë të rikuperoni? A u ndje mungesa e Osmanit në mesfushë?

Gjatë këtyre dy ditëve që kishim në dispozicion, Osmani do e niste titullar ndeshjen e sotme, sepse di të veprojë mirë në zona të vogla. Mungonte edhe Radasi, Dita. Soue vinte nga dëmtimi. Kjo humbje mund të parashikohej, nga gjithë këto mungesa. Në pjesën e dytë, duhet të kishim shpejtësi veprimesh, por lojtarët nuk e patën këtë shpejtësi. Nuk duhet ta bëjmë dramë, sepse rikthimi i plotë i kontingjentit do na bëjë më të fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"