Daja ka fiksuar 11-shen, ja si luan Flamurtari me Kalenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 19:58

Daja ka fiksuar 11-shen, ja si luan Flamurtari me Kalenë

Flamurtar i transformuar dhe sulmues përballë Teutës! Këtë të premtojnë në Vlorë. Te dielën pritet që të zbulohet zyrtarisht në fushë Flamurtari i ri i Ilir Dajës. Kuqezinjtë do të kenë ndryshime të shumta në formacion, teksa kanë mbetur shumë pak titullarë nga sezoni i shkuar.

daja flamurtarii

Bushiç, Siljanovski, Veliu, Musta, Pollozhani dhe Useini janë titullarët e sezonit të shkuar që rinovuan me Flamurtarin dhe nga të vetmit të mbetur nga sezoni i shkuar, shto këtu edhe të Deliajn dhe Hysenin. 11-shja që Daja ka në dispozicion përbëhet në fakt me lojtarë që kanë potenciale dhe që, edhe pse vlonjatët nuk i kanë shpallur zyrtarisht objektivat për këtë sezon, në pamje të parë me organikën që ka si titullare, të krijon idenë e një ekipi pretendent.

Flamurtari

Për ndeshjen me Teutën, por edhe për takimet e radhës, Flamurtari do të ketë në majën e sulmit kroatin Bushiç. Pas tij, do të jetë argjentinasi Torasa, e përkrah tij, Kale dhe Musta. Para mbrojtjes priten Batha me Useinin dhe në mbrojtje katërshja Siljanovski-PollozhaniVeliu-Kotobelli. Kështu Flamurtari pritet që të luajë me skemën 4-2-3-1. Ndërkaq, për ndeshjen me Teutën, Flamurtari pritet të mos ketë mungesa për shkak të dëmtimeve. Tashmë është rikuperuar edhe mbrojtësi Veliu, i cili shfaqi probleme me kaviljen në fazën përgatitore në Greqi.

flamurtari stervitje

KAPITENI – Tomislav Bushiç pritet që të jetë kapiteni i Flamurtarit edhe për sezonin e ri. Lajmin e konfirmojnë për gazetën burime pranë klubit. Po ashtu Artim Pollozhani do të jetë zëvendëskapiten. Trajneri Ilir Daja ka dhënë tashmë aprovimin e tij dhe nuk do të ketë ndryshime sa i përket emrit të kapitenit.

Bushic

Pak kohë më parë, sapo rinovoi kontratën, në një intervistë për “Panorama Sport”, në lidhje me çështjen e kapitenit, Bushiç u shpreh: “Unë jam shumë i kënaqur që kam mbajtur shiritin e kapitenit të Flamurtarit. Për këtë vit nuk e di çfarë mendon profesori. Për mua nuk ka problem. Nuk ka rendësi nëse do të jem unë kapiteni apo një lojtar tjetër. Unë i respektoj të gjithë dhe na duhet të japim maksimimin në fushë dhe uroj që të kemi një sezon pa dëmtime, siç ka ndodhur sezonin e kaluar”, u shpreh Bushiç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"