Daja: Jam bërë si vlonjat, nuk jam shumë i kënaqur me ekipin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 1, 2018 | 19:10

Daja: Jam bërë si vlonjat, nuk jam shumë i kënaqur me ekipin

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja në intervistën e dhënë pas ndeshjes është shfaqur jo shumë i kënaqur me ekipin e tij, kryesisht me interpretimin në pjesën e dytë.
bandicam 2018-09-01 19-01-00-084

Fitorja e dytë rradhazi…

Në këto 3 javët e para e kemi luajtur me 2 ekipe që e kane filluar përgatitjen më parë se ne, pasi kanë qenë në kupat e europës. Me plotësimin e grupit do të kemi një rivalitet të drejtë për vendin në formacion.

Fjala titull nuk përmendet te Flamurtari…

I marrim ndeshjet me rradhë. Ajo që na jep garanci është dëshira dhe mentaliteti që kemi. Është ajo që bëhet grup, ndonjëherë nga grupet prodhohet ky lloj mentaliteti

Sa të kenaqur jeni në interpretimin e lojës nga skuadra ?

Ngaqë jam bërë pak vlonjat tani, nuk jam aq shumë i kënaqur. Duhet të administrojmë më shumë, Kemi pasur edhe lëvizje në pozicione natyrale. Do të vijnë Alvesh dhe Torasa dhe do të jemi mirë. Edhe me mungesën e këtyre  kemi qenë mirë por duhet të përmirësohemi.

Në pjesë të dytë pati rënie, ka të bëjë me përgatitjen apo..?

Në pjesën e dytë nuk ishte ky problemi. Ishte problem i ekuilibrave taktik. Humbja e këtij ekuilibri sjell harxhim energjis. Kjo sjellë të vështirë ta shtrish në 90 minuta potencialin. Nëse kemi karburant, që është përgatitja fizike në këtë rast, dhe ne nuk duhet ta harxhojmë kot këtë.

Edhe Luftëtari ka qendrën e mesfushës dyshen më të fortë, dhe kjo solli distancë mes reparteve…

Është shumë e vërtë kjo më shqetëson më shumë. Nuk ka të bëjë me nivelin lojtarë të lojtarëve. Kjo ka të bëjë me administrimin e topit kur je në avantazh. Jemi të justfiikuar, në thonjza, për kohën e pakët që kemi pasur në dispizcioni. Ekipi pothuajse është formatuar nga vjet.

I kemi parë rrallë tifozët vlonjatët të thërrasin emrin e një trajneri të ri…

Kur thonë Ilir Daja duhet të thonë “bravo” çunave sepse ata interpretojnë në lojë.





www.minuta90.com