Daja improvizon, Elezi është risia e formacionit. Ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 10:14

Daja improvizon, Elezi është risia e formacionit. Ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Tiranës

Në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave, korçarët duket se nuk e kanë formën e tyre të plotë për të qenë gati përballë Tiranës. Pavarësisht dy javëve kohë, që kishin për të përgatitur këtë takim, trajneri i Skënderbeut sheh se një pjesë e mirë e ekipit nuk është në formën optimale, por që gjithsesi është i detyruar që të hedhë në fushë lojtarët që ka në dispozicion, duke u kërkuar të shtrëngojnë edhe dhëmbët.

skenderbeu-770x470

I tillë është rasti i Dajës dhe Ditës, që të dy futbollistët vetëm dy seanca kanë zhvilluar me grupin dhe me shumë mundësi do t’u kërkohet që të sakrifikojnë për këtë takim. Në kushte të tilla, gjithçka do të nisë me Koliçin në portë për të vijuar më pas me Meksin dhe Pëllumbin nga krahët dhe dyshen Pollozhani dhe Dita në qendër të mbrojtjes. Në mesin e fushës, me Taipin e pezulluar Skënderbeu do të luajë me Dajën dhe Elezin si “ekran” dhe Gripshi disi më i avancuar, për të vijuar më pas me Ndekin dhe Bregun nga krahët në mbështetje të Krasniqit në majë të sulmit edhe ky jo në formën më të mirë të mundshme.

SKENDERB

Ashtu siç është bërë zakon tashmë, numri një i pankinës bardhekuqe ka marrë në dorë DVD-të e ndeshjeve të fundit si ato të ekipit të tij përkatësisht ndaj Bylisit, por edhe 2 takimet e fundit të Tiranës në transfertë. Ajo që ka dashur të bëjë Ilir Daja me DVD-të e përzgjedhura është të njohë më së miri lojën e bardhebluve në transfertë dhe defektet e tyre.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"