Daja: I njoh mirë lojtarët e Skënderbeut, nesër luajmë me dëshirë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 14:51

Daja: I njoh mirë lojtarët e Skënderbeut, nesër luajmë me dëshirë për fitore

Flamurtari do të luajë ditën e nesërme kryendeshjen e javës së katërt në Kategorinë Superiore përballë skuadrës së Skënderbeut. Kjo do të jetë një sfidë e veçantë edhe për trajnerin Daja i cili do të luajë përballë ish skuadrës së tij. Ndërkohë përpara ndeshjes me korçarët trajneri foli para mediave teksa tha:

dajaaaaa

 

Ndarja e kreut me Skënderbeun – Ne kemi luajtur dy transferta, ndryshe nga Skënderbeu i cili ka luajtur në shtëpi. Vijnë si favorit sepse janë kampionët në fuqi, por kanë edhe një ekip të mirë. Bregu është një lojtar anësor i cili përshtatet më shpejt se një tjetër më cilësorë.

Ndeshja – Nuk na justifikon asgjë, e vlersëojmë Skënderbeun. Do respektojmë më shumë veten tonë, pasi luajmë në shtëpi dhe kemi mbështetjen e tifozëve. Jemi një grup i ri, por dëshira për fitore sa vjen dhe rritet, pres të jetë në nivele maksimale. Sigurisht që nuk duhet humbur edhe logjika e lojës.

Përballja me Skënderbeun në këtë moment – Nëse do të ishte më vonë, mund të kishim më shumë lojtarë në dispozicion. Ndeshjen e nesërme do të na mungojë Alla sepse është i dëmtuar. Alvesh do ende kohë që të përshtatet me grupin. Megjithatë kemi lojtarë me eksperiencë dhe mentalitet fituesi. Nëse luajmë si grup dhe me mbështetjen e tifozëve besoj se do të shkojë mirë.

Njohja e Skënderbeut – Lojtarët njohin një pjesë timen si trajner, sikurse dhe unë njoh karakteristikat e tyre. Deri para pak kohësh kemi punuar së bashku. Do të jetë ndeshje e vështirë pasi sezonin e kaluar ata kanë një mendësi pozitive në ndeshjet direkte me ne. Por kemi motivim për t’i ndryshuar gjërat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"