Daja: Fitore e vështirë, skuadra ka fituar qetësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 15:50

Daja: Fitore e vështirë, skuadra ka fituar qetësinë

Fitore e merituar e djemve të Ilir Dajës në takimin e fituar në Laç 0-3. Tekniku i bardhebluvë është shprehur i lumtur për tre pikët e marra dhe ka përgëzuar skuadrën për lojën e zhvilluar.

Daja 3Ndërsa ka pranuar se arritja e këtij rezultati nuk ka qenë e lehtë.

” Nuk ishte aspak e lehtë, pasi në pjesën e parë kemi lënë hapësria, nuk kishim ritmin e duhur. Sidomos Çetkoviç ka pasur shumë hapësira. Në të dytën kemi reafuar, sidomos me Fukuin i cili i dha rrjedhë tjetër lojës në krahun e majtë. Përballë kishim një ekip që ka luajtur mirë por që vuante mungesën e Xhejms”.

 Për skuadrën

“Qetësinë në skuadër e kanë krijuar vetë lojtarët, stërviten mirë dhe presidenca ka qenë korrekte me ta. Pa harruar se dhe tifozët janë armë e fortë e jona. Kur të gjithë bëjnë punën e tyre edhe gjërat mirë do të shkojnë. Disa lojtarë nuk kanë qenë mirë në fraksionin e parë, por që goli na çliroi më pas”.

Për Gërçaliun

“Periudha e dëmtimit dhe jo kapja në ritmin e duhur të asaj që përben kondicionin e futb dhe paraqitja shumë e mirë e Hoxhallarit e kanë bërë aktiv e Gërcaliut nga fillimi. Gjithë futb e fitojnë vetë të jenë pjesë e 11-ës apo jo”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"