Daja: E vlerësuam maksimalisht Lushnjën, ndaj Partizanit të Beogradit vetëm për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 19:29

Daja: E vlerësuam maksimalisht Lushnjën, ndaj Partizanit të Beogradit vetëm për fitore

Trajneri Ilir Daja u shpreh i kënaqur për fitoren e sotme ndaj Lushnjës dhe e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” Daja foli për problemin e përsimit të golit në çdo ndeshje dhe për sfidën e së enjtes ndaj Partizanit të Beogradit.

Daja

Për sfidën ndaj Lushnjës

“Nuk kishim kundërshtar modest, pavarësisht renditjes. E kishim vlerësuar maksimalisht pasi me rivalët tonë kanë bërë paraqitje shumë të mira. Kemi qënë agresivë në zonën e golit. Të shënosh 4 gola ku marrin pjesë edhe sulmuesat na bën të ndihemi mirë.”

Pozicioni i ri i Donjetit

“Mendoj që Donjeti ka disa cilësi, ka bagazh teknik shumë të mirë. E ka rritur kondicionin, duhet të ketë kërkesa më tepër të paraqitet në nivel si sot. Kontrollorin para mbrojtjes e bëri shumë mirë.”

Pësimi i golit me ekipet e vogla

“Mund të eliminohet pësimi i golit, vepruan gabim krahët e kundër ku lindi aksioni. Lojtarët që u kujdesën për mbylljen e diagonales nuk ishin në pozicionin e duhur. Ka të bëjë edhe pozicioni i ri për Alitin, i cili duhet të tregohej më i kujdesshëm.”

Ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit

“Neve në çdo ndeshje nuk jemi futur për të marrë një barazim, një gjë të tillë do ta bëjmë edhe me Partizanin e Beogradit. Shkallëzimi duhet të jetë shumë më i mirë se sot. Nuk do i lemë mundësi të na kapin me kundërsulm. Do jemi agresiv si sot. Do t’i ruhemi kundërsulmit.”

Gabimi te goli i Lushnjës

“Lojtarët ishin në kohë vonesë, gjë që solli golin.”

Mundësia për më shumë rotacion

“Ne si objektiv kryesor kemi kampionatin. Secila ndeshje ka tre pikë. Bëmë rotacion aq sa mundeshim. Ishim të kushtëzuar edhe nga dëmtimet. U munduam të mos humbnim ekuilibrin e lojës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"