Daja: E kishim vlerësuar kundërshtarin, nëse nuk vjen Ekuban…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 23:16

Daja: E kishim vlerësuar kundërshtarin, nëse nuk vjen Ekuban…

Ka përfunduar në stadiumin “Flamurtari” ndeshja midis Kukësit dhe vendasve të Flamurtarit me fitore ne këtyre të fundit. Një fitore minimale 1-0, por shumë e rëndësishme për skuadrën e Ilir Dajës. Vlen të theksohet loja e mirë e zhvilluar nga skuadra e Flamurtarit dhe njëkohësisht ritmi i lojës, i cili ishte i shpejtë nga fillimi deri në fund. Menjëherë pas ndeshjes ka folur për “Supersport” edhe trajneri i skuadrës së Flamurtarit, Ilir Daja i cili shprehet:

bandicam 2018-08-26 22-02-15-395

Ndeshja e parë në Vlorë, gjithçka shkoi mirë…

Do të thoja që e kishim vlerësuar kundërshtarin dhe ishte ndeshja e parë para publikut tonë dhe ishte një prezantim para publikut. U treguam te kujdesshëm për të lënë pak hapësira pasi Kukësi ka sulmues të rrezikshëm. Kemi shkuar në gol dhe pastaj u munduam për të ruajtur rezultatin. Nuk do isha dakord me mënyrën se si e ruajtëm rezultatin. Startuam mirë.

Aspekti i lojës, jeni përmirësuar, komenti ka qenë i pakët…

Sa më shumë që kalon aq më pak besoj se do jetë komenti nga pankina, lojtarët fillojnë të automatizohen. Reparti i mbrojtjes më jepte garanci sot. Duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të kemi garnci për vazhdimësi.

A pengoi terreni…

Atëherë për të mos bërë specialistin kam dijeni për terrenin dhe që nesër punonjësite stadiumit janë të impenjuar që të mbillet. Herën tjetër që do kemi ndeshje do të kemi një tjetër terren se në të kundërt do të na pengojë për qëllimin tonë.

Kur keni parë fushën para ndeshjes, keni ndryshuar një gjë brenda taktikës sepse ajo fushë nuk përshtat logjikën që preferoni ju…

Atëherë nuk mundet të ndryshojmë sepse ne stërvitemi në një fushë tjetër jo në stadium, në një fushë sintetike. E kishim parë gjendjen por nuk e kishim prekur fushën për ta parë që ishte kaq e butë. Kemi akoma vështirësi në fazën e sulmit dhe nuk kemi shumë variante për t’iu përshtatur dhe terrenit.

Fati ndihmon më të mirët, a iu ndoqi kjo sot…

Do të thoja që po të analizonim lojën nuk kishte vështirësi në ndërtim për të dyja skuadrat, fati ndihmon jo më të mirët por më të përqëndruarit sidomos në këto terrene.

Bashkëpunim i mirë i Kotobellit me Musën, me Torasën, mesfushorët dhe dy lojtarët që mbështesi Bushic nuk kanë impakt me golin…

Konstatim i drejtë se si do ta zgjidhim nuk e them dot në studio. E kishim këtë problem dhe kishim tentuar ta bënim ndryshe edhe në stërvitje. Terreni nuk na ndihmoi të luanim me pasa vertikal.

Merkato? Ekuban…

Di që janë tratativa për afrimin e një sulmuesi dhe ky mund të jetë Ekuban. Dhe nëse nuk realizohet ky operacion duhet që të kemi një tjetër sulmues se kampionati është i gjatë.

Alla më i miri i ndeshjes…

Po bëri një prezantim të mirë pavarësisht që ka vetëm disa ditë me ne. Na çoi në gol dhe Alla vetë nuk do tamendonte një prezantim të tillë dhe e meriton të jetë më i miri i ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"