Daja: Do të ketë rrotacion, por jo aq shumë sa për të rrezikuar finalen e… Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 15:08

Daja: Do të ketë rrotacion, por jo aq shumë sa për të rrezikuar finalen e… Kupës

Skënderbeu është gati për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionat përballë Laçit. Një transfertë e vështirë kjo për të besuarit e Ilir Dajës që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë takim për të afruar sa më shumë takimin me titullin.

Daja

Daja, si është gjendja e ekipit para ndeshjes me Laçin?

Natyrisht që pritet të jetë një ndeshje e fortë. Laçi ka pretendimet e veta në këtë sezon dhe normalisht që nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë për t’u kaluar. Nga ana tjetër do të kërkojmë me çdo kusht për të afruar më shumë takimin me mbylljen e titullit kampion. Prandaj pritet që të jetë një ndeshje e luftuar. Kemi parasysh faktin që transferta e Laçit mbetet një fushë e vështirë dhe të mos harrojmë se me ta kemi dy fitore dhe një humbje.

Humbjen e parë në kampionat ua ka shkaktuar Laçi, mendoni se ju pret e njëjta gjë?

Po, është e vërtetë në Laç kemi humbur takimin e parë, por kemi një bilanc pozitiv. Vijmë nga një humbje në shtëpi që është e para që kur unë jam pjesë e ekipit të Skënderbeut dhe normalisht do të kërkojmë që të japim maksimumin për t’u rikthyer në një rezultat pozitiv.

Fitorja është e vetmja rrugë që shihni në këtë transfertë?

Skënderbeu gjithmonë luan për të marrë tri pikët, pavarësisht fushës dhe kundërshtarit. Kështu që kemi bërë përgatitjet e duhura për të marrë rezultatin që duam në këtë ndeshje.

Pas humbjes me Kukësin, çfarë duhet të ndryshojë në këtë ndeshje?

Mendoj asgjë ose të pak tën gjëra të vogla. Ndaj Kukësit pavarësisht se kemi humbur, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Në pjesën më të madhe të lojës kemi mbajtur kundërshtarin në pritje në gjysmëfushën e tij dhe kemi qenë ne që kemi diktuar. Por, u shtymë shumë nga ana emocionale dhe nuk ishim të kthjellët në finalizim.

Me tri mungesa në këtë takim, Mici dhe Osmani veç Jashanicës e bëjnë të vështirë këtë takim?

Normalisht janë lojtarë të rëndësishëm, por ne jemi mësuar edhe me mungesa. Kampionati i ka të tilla problematika dhe nuk kemi pse të ndalemi shumë në këto gjëra. I

keni gati zëvendësimet e tyre?

Sigurisht kemi përgatitur gjatë gjithë javës këtë ndeshje dhe kemi provuar gjithçka edhe në seancën e fundit. Tani mbetet vetëm analiza-video dhe do të jetë gjithçka gati. Katër pikë në pesë javë për titullin.

Duke parë kalendarin e shihni të komplikuar situatën?

Absolutisht jo. Titulli është në dorën tonë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Nuk jam në gjendje të them nëse do e mbyllim pas një jave, dy apo tri javësh, por në fund do të festojmë ne.

Së fundi keni menduar t’u jepni më shumë minuta në këtë finale të sezonit lojtarëve që kanë luajtur pak?

Po, e kam menduar. Do të jetë mirë për ata lojtarë që në këto javë të fundit të tregojnë vlerat e tyre. Sigurisht që pasi të mbyllim çështjen titull do të ketë edhe rrotacion, por jo në masën 100 për qind, sepse kemi edhe një finale me Laçin në Kupë.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"