Daja do sërish trofeun: Europën nga Kupa, nuk bëj eksperimente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 13:49

Daja do sërish trofeun: Europën nga Kupa, nuk bëj eksperimente

Kupa e Shqipërisë është objektiv i Flamurtarit për të kapur Europën. Një fakt të tillë e ka konfirmuar trajneri Ilir Daja dje gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”. Kreu i pankinës ka theksuar se në ndeshjen e sotme përballë Shkumbinit të Peqinit, që do të luhet në Rrogozhinë, Flamurtari do të hedhë në fushë formacionin më të mirë. Sipas Dajës, do t’i jepet shumë rëndësi kësaj ndeshjeje, në mënyrë që gjithçka të sigurohet dhe në kthim të ketë një tjetër strategji.

“Patjetër që një nga rrugët për të shkuar në Europë është edhe Kupa e Shqipërisë dhe pa diskutim që është edhe objektivi i vënë nga klubi dhe neve do ta marrim seriozisht këtë komepticion, duke përdorur që sot 11-shen që kemi përdorur edhe në kampionat, përveç lojtarëve që kanë qenë me probleme fizike dhe shëndetësore gjatë kësaj jave. Kam vendosur që të hedh në fushë lojtarët titullarë, e para, për shkak se është një nga objektivat tona fitimi i kupës dhe, e dyta, duke qenë një grup i formatuar nga fillimi. Qëllimi është të konsolidojmë manovrën, prandaj kemi menduar që të startojmë me 11-shen që kemi përdorur më shumë në këto tre javët e para”, u shpreh fillimisht Daja.

ilir daja

EKSPERIENCA – Trajneri e di si fitohet Kupa e Shqipërisë. Si lojtar këtë trofe e ka fituar në vitin 1989, ndërsa si trajner ka qenë dy herë në gjysmëfinale, një herë në finale dhe një herë e ka fituar me Skënderbeun. Si arkitekt i fitores së fundit të këtij kompeticioni, Daja jep edhe “recetën”. “Kupën e Shqipërisë e kam fituar si lojtar dhe si trajner. Si lojtar këtë trofe e kam marrë me Dinamon në vitin 1989. Nga eksperienca ime si trajner, kam qenë dy herë në gjysmëfinale, dy herë në finale dhe herën e fundit që e kemi fituar kupën.

Duke ditur specifikën me sistem eliminimi, duhet që jo në 180 minuta, por në çdo moment të jesh i përqendruar dhe motivuar maksimalisht, sepse kupa nuk lejon hapa false. Nuk të jep mundësinë për të rikuperuar nëse bën gabime ndeshje pas ndeshjeje”, theksoi dje trajneri kryeqytetas. Në fund trajneri bën edhe vlerësimin e tij për Shkumbinin e Peqinit, që ka qenë pak vite më parë pjesë e Kategorisë Superiore. “Në futboll nuk ka asnjëherë kundërshtar të lehtë. Nëse nuk e vlerëson kundërshtarin, nga i lehtë mund të vështirësojë gjërat dhe plus që ne nuk është se e kemi konsoliduar manovrën që t’i marrim gjërat lehtë. Në këto kushte, në këtë ndeshje do të futemi për ta respektuar kundërshtarin dhe të jemi të motivuar maksimalisht”, përfundon trajneri i Flamurtarit.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"