Daja bën psikologun, pamjet filmike i mohojnë… analizën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 19, 2018 | 11:15

Daja bën psikologun, pamjet filmike i mohojnë… analizën

Ilir Daja shtyn për sot analizën me ekipin. E ndërsa ishte parashikuar që analiza e humbjes me Skënderbeun të bëhej dje, trajneri ka menduar që të mos ngarkojë lojtarët më tepër nga ana psikologjike. Mirëpo, një arsye ka qenë edhe fakti se nuk ishin gati as materialet filmike të ndeshjes me Skënderbeun.

daja-konferenc-750x430

Kreu i pankinës vlonjate do ta bëjë analizën me pamje filmike të ndeshjes, por këto të fundit ende nuk ishin vendosur në dispozicion të Dajës dhe ky i fundit e kishte të pamundur që dje t’i transmetonte grupit pamjet e ndeshjes së fundit. Gjithsesi, Daja ka gjetur rastin para seancës, për t’u folur lojtarëve në përgjithësi, vetëm në drejtim të anës psikologjike. Trajneri është munduar të bëjë psikologun, teksa ka kërkuar nga lojtarët që të kenë vetëbesim dhe të jenë të qetë. Daja mësohet të ketë thënë se ana psikologjike është më shumë e rëndësishme se gjithçka në këtë moment.

flamurtari

“Nuk ishim të qetë psikologjikisht. Kjo gjë mua më shqetësoi shumë gjatë ndeshjes, sepse nuk e prisja. Duhet që të kishit më tepër vetëbesim. Ju u dorëzuat përpara kundërshtarit. Këtë gjë unë nuk e toleroj. Ne duhet të respektojmë më shumë veten tonë në fillim, pastaj kundërshtarin. Duhet që të ndryshojmë situatën shumë shpejt për ndeshjen e radhës. Kam rezerva edhe për individë të veçantë, por më shumë do të flasë kur të bëjmë analizën me video”, mësohet se u ka thënë Daja lojtarëve. Menjëherë pas mbledhjes, ekipi, pa humbur kohë, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Partizanit.






www.minuta90.com