Daja ankohet: Na i zhdukën topat! Nuk besoj se ka mbajtur kush tjetër Vllazninë në Shkodër në gjysmëfushën e vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 19:44

Daja ankohet: Na i zhdukën topat! Nuk besoj se ka mbajtur kush tjetër Vllazninë në Shkodër në gjysmëfushën e vet

Ilir Daja mendon se Partizani nuk do të vuajë shumë psikolgjikisht humbjen me Vllazninë. Duke folur për “SuperSport”. Trajneri i të kuqve theksoi se ekipi kishte bërë mirë dhe u ankua se nuk ishte në nderin e shkodranëve që të bënte gjithçka për të vonuar lojën.

Daja

“Ka qenë një pjesë e parë, jo në nivelin e duhur për të shkuar te 20 minutat e fundit që nuk desha të merresha me ta. Kemi filluar goxha mirë pjesën e dytë ku kemi pasur gjatë gjithë lojës në presion kundërshtarin. Ndërsa po të flasim për 20 minutat e fundit, nuk i shkon një ekipi si Vllaznia që sado 20 minuta, nuk e di a janë bërë 7-8 minuta efektive, nuk kishte as topa jashtë fushe. Kjo është ndeshja e disatë që ndodh. Pas kartonit të kuq u zhdukën topat rreth e qark fushës, nëse ulet ritmi në atë fazë loje ka diçka që nuk shkon. Kur nuk shkon se e kemi fajin ne, këtë duhet ta analizojmë, por nuk shkon që në këtë moment të heqim topin jashtë fushës, nuk i shkon aq më tepër Vllaznisë.

Zhunior punon jashtë mase, është pika e referimit e sulmit, është edhe altruist. Duhet që ne ti shërbejmë më shumë Zhuniorit, po të shihni në pjesën e dytë, vetëm në disa momente, lojtarët tonë ishin në shtyllën e dytë, duhej të shërbenim që të nxirrnim edhe Zhunior për të shënuar para portës për të shënuar siç i nxjerr ai. Duhet të ishim më altruistë në momentet e pasit të fundit.

Edhe pse kemi të rinj në formacionin bazë e ndërrime, bëjmë presing të lartë dhe sot e kishim organizuar për aq ditë sa kishim në dispozicion se dy ditë kishim. Duke e ditur organizimin nga poshtë të Vllaznisë, do të ishte një nga strategjitë që kishim përdorur që të mos linim Vllazninë që të organizohej. Në këtë pjesë e realizuam mirë, ndërsa nuk do të isha dakord që nuk kishim asnjë rast konkret se kur Mala godet tre herë rresht pastaj nuk mund të them gjë tjetër.

Sa i përket motivimit e gjendjes, treguam se dimë te reagojmë. Por futbolli ky është, që duhet te shfrytëzosh ato pak raste që mund të krijosh.

Nëse nuk do ishim prezent në lojë, do kishim probleme në aspektin psikologjik. Vllaznia është një nga pretendentet për fitimin e titullit. Ndaj të luajë në gjysmëfushën e Vllaznisë për të barazuar rezultatin ekipi, sigurisht që nuk do ndikojë aq shumë në gjendjen psikologjike të lojtarëve. Se në fund fare nuk mendoj se e ka mbajtur ekip tjetër në Shkodër në gjysmëfushën e vet një pjesë loje”, tha Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"