Daiu: Tifozët e Partizanit duhet të shqetësohen, Dajës i mungon… një Asan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 22:59


Daiu: Tifozët e Partizanit duhet të shqetësohen, Dajës i mungon… një Asan

Përparim Daiu, emër i njohur i futbollit shqiptar dhe ish-futbollist i Partizanit, mendon se tifozët e të kuqve duhet të shqetësohen pasi një skuadër me pretendime si ajo kryeqytetase nuk mund të linte pikë ashtu rrugës.

perparim daiu

Në “Sport News Plus”, ai theksoi se ndryshimi i madh në përbërjen e ekipit dhe mungesa e një lojtari individualist teknik, ishte problemi më i madh me të cilin përballej Ilir Daja aktualisht.

“Tifozët e Partizanit normalisht që duhet të shqetësohen se 2 ndeshje me një pikë janë shumë pak për një ekip me pretendime. Por ajo që çalon është që Partizani ka bërë një merkato, ka ndryshuar më shumë se 60% të ekipit, me shumë të rinj në përbërje, shumë që kanë ardhur dhe nuk përshtaten me filozofinë e trajnerit se është edhe koha e shkurtër.

Duhet kohë që të njohin njëri- tjetrin, mënyrën e lojës, duhet kohë që ata të mësohen me detyrat që jep trajneri, lojën e njëri-tjetrit, por janë rezultatet që ikin.

Dajës i mungon edhe një Asan që ishte i mirë teknikisht që e zgjidhte me një lëvizje individuale”, tha Daiu.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/