Dagllas Kosta te Juventusi, arrihet akordi financiar mes palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2017 | 15:53

Dagllas Kosta te Juventusi, arrihet akordi financiar mes palëve

Vetëm vizitat mjekësore ndajnë Dagllas Kosta nga Juventusi. Drejtuesit e klubit italian kanë gjetur sot akordin me bavarezët e Bajern Mynih për të transferuar mesfushorin ofensiv brazilian.

Dagllas Kosta

Pas transferimit të Hames Rodriguez në Mynih, Kosta do ta kishte shumë të vështirë të gjente hapësira nën urdhrat e Karlo Ançelotit, ndaj ka pranuar menjëherë transferimin në Itali duke arritur shpejt marrëveshjen me Juventusin.

Bajerni ngurroi deri në momentin kur siguroi firmën e kolumbianit dhe më pas hapi dritën e gjelbër për të mbyllur marrëveshjen. Mediat italiane raportojnë se akordi parimor është ai i huazimit për një sezon, duke paguar 6 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 40 milionë euro.

dagllas kosta

Nesër, mesfushori ofensiv do të kryejë vizitat mjekësore para se të mund të cilësohet edhe zyrtarisht një futbollist i Juventusit për sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"