Da Silva, Partizani akord me shokun e Nejmarit (Foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 10:30

Da Silva, Partizani akord me shokun e Nejmarit (Foto)

Drejtuesit e skuadrës së Partizanit nuk kanë në plane që të ndalen në merkato, sa i takon repartit të avancuar. Prej kohësh ata kanë qenë në kërkim të një sulmuesi pykë dhe ai do të jetë një brazilian.nejmar Givanildo Da Silva është lojtari që parashikohet të bashkohet me Partizanin në fundjavë, pra para mbylljes zyrtare të merkatos. Burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se futbollisti ka arritur një akord me klubin dhe është gati të provojë një aventurë në Kategorinë Superiore.

Da Silva, i cili njihet me emrin Giva, është një prodhim i Akademisë së Santozit në Brazil, ku edhe ka luajtur përkrah yllit të Barcelonës, Nejmar, siç shihet edhe në foto. 23-vjeçari sezonin e fundit ka luajtur te skuadra e Llagosterës, në kategorinë e dytë të kampionatit spanjoll, ku në 11 ndeshje që është aktivizuar ka arritur të shënojë 2 gola.giva_santos_goias_rib01_658662198Mësohet se futbollisti është ndjekur nga drejtuesit e kuq dhe i ka bindur me formën që ka treguar, çka i ka detyruar këta të fundit që t’i bëjnë një ftesë për të veshur fanellën e Partizanit. Da Silva është shtatlartë dhe një pykë e mirëfilltë në sulm dhe më e rëndësishmja, sipas klubit, bëhet fjalë për një lojtar, i cili është në aktivitet, pra ka një formë të mirë.

Akordi – Në kampin e kuq bisedat e para me brazilianin janë mbyllur dhe dita kur e presin në kryeqytet është mes të enjtes dhe të premtes. Menjëherë sapo të vijë në kryeqytet, ai pritet të firmosë edhe kontratën zyrtare me klubin e kuq, e cila, sipas të gjitha gjasave, do të jetë gjashtëmujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.nejm

Një praktikë e tillë është ndjekur edhe për futbollistët e tjerë të huaj që janë bërë pjesë e Partizanit. Ajo që i ka bindur drejtuesit e Partizanit dhe trajnerin Agostineli për ta bërë futbollistin pjesë të ekipit të tyre, ka qenë mosha relativisht e re që futbollisti ka, si dhe fakti që vjen nga një shkollë e njohur futbolli.

Megjithatë, do të jetë fusha e blertë ajo që do të tregojë nëse Da Silva do arrijë të fitojë konkurrencën me sulmuesit e tjerë që janë pjesë e skuadrës për të fituar një vend titullari. Për një gjë të tillë do të jetë trajneri Agostineli ai që do të vendosë, pasi të shohë nga afër edhe gjendjen e lojtarit.

giva_550

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"