Çyrbja: Kjo është Teuta më e mirë, tregojmë forcën ndaj kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 16:43

Çyrbja: Kjo është Teuta më e mirë, tregojmë forcën ndaj kampionëve

Skuadra e Teutës luan sot kundër ekipit të Kukësit. Të besuarit e Maganit, edhe pse në një ndeshje miqësore, janë të motivuar për të testuar forcën me ekipin kampion të Shqipërisë. Mesfushori Arbër Çyrbja për “Panorama Sport” është shprehur se ky ekip është më i miri në vitet e fundit.

cyrbja

“Kemi zhvilluar një fazë shumë të mirë në Itali dhe tashmë jemi në Ohër ku po stërvitemi prej disa ditësh. Ekipi po tregon formë të mirë dhe afrimet e reja duken cilësore. Mund të them që këtë vit kemi skuadrën ndoshta më të fortë. Djemtë po e tregojnë që kanë cilësi të mira dhe këtë do ta vërtetojmë nesër (sot) kundër ekipit të Kukësit.

Do të ndeshemi me skuadrën kampione ku dhe do të provojmë forcën tonë. Ndaj një ekipi të mirë tregohet dhe forca, edhe pse duhet theksuar se edhe trajneri bën prova. Ndaj, rezultati mund të mos pasqyrojë forcën reale të skuadrës në një ndeshje miqë- sore. Kemi mundësi që secili prej nesh të tregojë më të mirën e tij në ndeshje, të cilat nuk kanë presion.

teuta vs Pesaro

Afrimi i Lenës do ta ndihmojë shumë ekipin, pasi është ndër lojtarët më të mirë të Superiores edhe pse personalisht mendoj se në rolin e tij është më i miri. Dhënia e shiritit të kapitenit i jep akoma më shumë përgjegjësi dhe kjo përkthehet në më shumë angazhim. Këtë sezon kemi mundësi të bëjmë gjëra të mira, pasi dhe drejtuesit kanë investuar jo pak, në skuadër, por dhe në infrastrukturë”, ka deklaruar Çyrbja.

Jeton Rrexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"