Çyrbja: Kemi nevojë për 1 sulmues, rrezikojmë shumë rënien nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2018 | 17:33

Çyrbja: Kemi nevojë për 1 sulmues, rrezikojmë shumë rënien nga kategoria

Arbër Çyrbja e pranon se Teuta duhet të kishte marrë fitoren në sfidën me Lushnjën. Sipas tij, këto dy pikë bregdetarët do t’i vuajnë shumë. “Të vjen keq të barazosh në shtëpi dhe në këtë mënyrë. Kundërshtari dy raste pati dhe ato shfrytëzoi, ne e dominuam ndeshjen nga fillimi në fund, por fati nuk ishte me ne.

cyrbja

Besoj se duhet të punojmë më shumë dhe të jemi më cinikë përpara portës. Krijuam disa raste për gol, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Kjo gjë na dëmtoi shumë. Gjithsesi të vjen shumë keq kur mendon që Lushnja, e cila renditet në fund të klasifikimit, na ka marrë 4 pikë.

Duhet të punojmë fort dhe të përmirësojmë ato gabime që kemi bërë sot”, ka deklaruar autori i golit të dytë të Teutës. Ai pranon se tani misioni për mbijetesën është bërë i vështirë.

“Mbijetesa? Është e vërtetë që rrezikojmë shumë, megjithatë kampionati është i gjatë, ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Besoj se edhe me afrimin e një sulmuesi do të ishim shumë më ndryshe, pasi besoj se kemi shumë nevojë për një lojtar që e njeh mirë portën”, deklaroi kapiteni Çyrbja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"