Çyrbja: Duam Kupën, por Europa e Teutës kalon nga… “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 22:50

Çyrbja: Duam Kupën, por Europa e Teutës kalon nga… “demat”

Teuta-Partizani luhet në kuadër të javës së 34-t të Kategorisë Superiore dhe vlen shumë për të dyja ekipet. Në “Niko Dovana” do të vihen përballë skuadrat që janë në luftë për sigurimin e një bilete për në Europë, ku Teuta është 4 pikë përpara të kuqve. Mesfushori i skuadrës durrsake, Arbër Çyrbja, në një intervistë për “Panorama Sport” flet për kalimin e Teutës në finale të Kupës.
cyrbja
“Tiranën e kemi mundur edhe më parë dhe do të tentojmë ta mposhtim përsëri”, u shpreh Çyrbja për finalen e Kupës, ndonëse vëmendja është e gjitha te Partizani. Sipas 26-vjeçarit, Teuta po kalon një moment të mirë, gjë e cila duhet përkthyer me fitimin e tri pikë ndaj të kuqve.
Kategoria-Superiore-Teuta-Kukesi
Teuta zyrtarisht në finale, sukses që vjen me përmbysje ndaj Kukësit?
Pas rikthimit nga dëmtimi ndjeva pak vështirësi në fillimin e pjesës së dytë, pastaj gjithçka iu rikthyer normalitet. Bëmë gjithçka mundëm si ekip për të shkuar në finale. Si në pjesën e parë, edhe në të dytën, u munduam të jepnim maksimumin në fushë. Është viti i Teutës, pasi kemi bërë një punë të mirë në kampionat dhe jemi në finalen e Kupës. Nëse sigurojmë Europën nga kampionatin jemi “OK”, por duhet të jemi me këmbë në tokë deri në sigurimin e biletës europiane.

Europën keni mundësi ta siguroni nga Kupa, po nga kampionati e synoni?
Ka qenë një sezon mjaft i mirë, si në aspektin personal, ashtu edhe atë ekipor. Që nga fillimi, objektivi i skuadrës ka qenë të shkojmë në kupat e Europës dhe të fitojmë Kupën e Shqipërisë. E kemi një ndeshje vendimtare këtë fundjavë me Partizanin, ku do të vendoset disi edhe Europa nga kampionati. Kemi avantazhin e 4 pikëve karshi të kuqve dhe jemi më të relaksuar. Gjithsesi, objektivi kryesor tashmë është të fitojmë Kupën dhe kam besim se do t’ia arrijmë qëllimit.
teuta tirana
Do të jetë një finale shekullore, pasi si Teuta, edhe Tirana festojnë 100-vjetorin e themelimit këtë sezon…
Jam shumë i kënaqur pasi jemi në finale dhe kemi mundësinë të fitojmë trofeun. Do të jetë e vështirë, se kemi përballë Tiranën, ekipin që me shumë gjasa do të jetë kampioni i ardhshëm i Superiores. Sido që të jetë, ne e kemi treguar veten, pasi e kemi mundur edhe më herët Tiranën dhe do të tentojmë ta mposhtim sërish dhe të ngremë lart trofeun e kupës.
teuta-partizani
Këtë jave prisni Partizanin, si e parashikoni si ndeshje?
Jemi gati për sfidën ndaj Partizanit. Kjo ndeshje ka ardhur në momentin e duhur. Kam bindjen se ndaj Partizanit Teuta do të vijojë me fitoren e radhës në kampionat. Për ne është “finalja” e sezonit, ndaj dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç fitores.

Një skuadër e plagosur si Partizani mund t’i bëjë keq Teutës, e keni menduar këtë gjë në prag të ndeshjes?
Unë mendoj për Teutën dhe të përgatitemi sa më mirë. Do t’i respektojmë shumë kundërshtarët për atë që përfaqësojnë. Jemi të përqendruar, sepse në këtë ndeshje ndikojnë faktorë të ndryhëm.

Teuta ka 3 mungesa, për shkak të pezullimeve nga kartonët. Mund të ndikojnë në ecurinë e skuadrës? Kemi një organikë të gjerë dhe nuk kemi qarë kur na mungon dikush. Po përgatitemi me grupin që kemi në dispozicion, jo me ata që s’janë.

Ndryshimi i trajnerit te Partizani sa mund të ndikojë në këtë duel?
Është e vërtetë që kur ka ndryshim trajnerësh, ka rezultate më të mira, sepse lojtarët mobilizohen më shumë. Kalari ka qenë prej kohësh pjesë e stafit dhe i njeh mirë pikat e forta të skuadrës së tij.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"