Çutra: Zhgënjyem me rezultat, por loja na jep shpresë. Do jemi surpriza e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 18:15

Çutra: Zhgënjyem me rezultat, por loja na jep shpresë. Do jemi surpriza e kampionatit

Xhynejt Çutra, u shpall lojtari i ndeshjes në barazimin mes Kastriotit dhe Laçit, dhe në intervistën për Supersport, lojtari i krutanëve deklaroi:

cutra

Si u motivuat t’i jepnit një tjetër impuls ekipit?

Duke parë që ekipi nuk është komod me pikët, unë bëj detyrën, si në stol, si në fushë. Unë gjeta forcën, u futa në fushë nga stoli, dhe dhashë maksimumin. Zhgënjyem me rezultatin ditën e sotme, por me lojën e zhvilluar.

Karakteri i treguar sot, një pikënisje për pjesën e mbetur të sezonit të Kastriotit?

Me këtë lojë që treguam sot, besoj se kemi forcë për të vazhduar në kampionat, për të bërë mirë. Kjo ishte në pikë kthese për ne, pavarësisht se meritonim 3 pikët.

Sa i vështirë ju duket ku kampionat?

Është tepër e vështirë, pasi kampionati është i atillë me 10 ekipe. Vijmë nga kategoria inferiore. Besoj se do jemi surprizë, pasi në këto 4 ndeshje nuk kemi treguar asgjë. Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë, dhe një ogur i mirë për të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"