Cungu: Degjeneroi futbolli. Të gjitha ndeshjet dolën sipas planit, edhe ajo e titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 22:17

Cungu: Degjeneroi futbolli. Të gjitha ndeshjet dolën sipas planit, edhe ajo e titullit

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka akuzuar sot se kampionati është paracaktuar. Duke folur para gazetarëve pas humbjes me Teutën, ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë, pasi sipas tij, kampionati ishte bërë me laps e me letër në dorë.

cungu

“Është turp futbolli. Po degjeneron në këtë mënyrë të çuditshme. Llogaritë që diheshin prej disa javësh dolën siç ishin parashikuar dhe planifikuar. Asnjë gabim nuk u tolerua.

Ne luftuam për të marrë atë çfarë meritojmë, por llogaritë nuk na lanë ta bëjmë këtë gjë. Të gjitha ndeshjet dolën siç ishin planifikuar, pa përjashtuar dhe atë që vendosi titullin kampion. Më keq se kaq nuk ka si të shkojë”, deklaroi trajneri i Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"