“Cungu të flasë si po i merr fitoret Laçi”, Flamurtari kundër trajnerit: Shikoni çfarë penalltie na kanë dhënë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 9:40

“Cungu të flasë si po i merr fitoret Laçi”, Flamurtari kundër trajnerit: Shikoni çfarë penalltie na kanë dhënë…

Flamurtari reagoi pas humbjes së djeshme me Laçin duke pretenduar se kurbinasve iu akordua një penallti e paqenë në minutën e 50-ë.
NDESHJA

Në një reagim zyrtar në “Instagra”, klubi bregdetar pretendon se gjatë aksionit të Laçit në zonën e Flamurtarit njëri prej lojtarëve të Laçit ndodhej në pozicion jashtë loje. Sipas kuqezinjve, penalltia e dhënë për Laçin është nul përderisa aksioni duhej të anulohej për pozicion jashtë loje.

Në të njëjtën kohë, Flamurtari iu kundërpërgjigj dhe trajnerit të Laçit Armando Cungu, i cili kritikoi skuadrën vlonjate pasi u impenjua fort ndaj kurbinasve, ndryshe nga shumë takime të tjera.

Flamurtari shprehet se Cungu duhet të shikojë mënyrën se si fiton Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"